Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shehi:”Veliaj është shërbëtor i Ramës, ndjej keqardhje për të”

29/07/2018
Shehi:”Veliaj është shërbëtor i Ramës, ndjej keqardhje për të”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dashamir Shehi i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe per ironinë e pakufi ndaj qeverisë aktuale dhe personazheve të saj ka folur për një media të përditëshme edhe pas deklarimit të kreut aktual të Bashksië Tiranë Erion Veliaj për mundësinë e kanditimit të tij dhe për kundërshtarët.

Shehi është një nga emrat më të përfolur për kandidat të të djathtëve për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Vetë ai edhe në daljet mediatike ka thënë se kjo është një çështje që mund të diskutohet më vonë pasi tashmë opozitën e presin të tjera sfida, që nison me rishikimi i ligjit për zgjedhjet.

Ndërkohë që Erion Veliaj është shpehur se nuk ka frikë nga asnjë kandidaturë, Dash Shehi në një intervistë për gazetën ‘’Sot”, e ka quajtur Veliajn shërbëtor të Edi Ramës, duke shtuar se ndjen keqardhje për të.

Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe ka zëra se mund të kandidoni ju nga kampi opozitar në Bashkinë e Tiranës. Si qëndron e vërteta?

Me thënë të drejtën nga të gjitha frikat që kam kaluar në jetën time politike, deklarata e fundit që ka thënë Erion Veliaj që sfidoj gjithë ato emrat për Bashkinë e Tiranës sa i takon zgjedhjeve vendore të 2019, më “tmerron”. Erion Veliaj është personazh qesharak, një shërbëtor i Edi Ramës. Më vjen keq se ishte një djalë i ri, pasi shumë njerëz kishin shpresuar se Veliaj mund të ishte një reformator mbrapa Partisë Socialiste, por siç duket që Shqipëria të ketë fatin.

Kështu që nga kjo pikëpamje mjafton kjo deklaratë për të treguar se sa nivel të ulët ka ai. Sa i takon kandidimit tim me kësmet, pasi është një çështje që ne si opozitë do ta zgjidhim pas vitit të ri. Sepse për momentin kemi tema më të mëdhaja, sidomos sa i takon raportit me qeverinë qendrore, kemi nevojë për ligj zgjedhor, kemi nevojë për kushte të reja për të hyrë në zgjedhje. Pra tema se kush është kandidati i opozitës për Tiranën, është dytësore, është e negociueshme dhe rinegocuieshme. Kemi kohë deri atëherë.

Tags: dashamir shehierion veliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.