Anglia jep alarmin për pushtimin nga minjtë

Anglia jep alarmin për pushtimin nga minjtë

385
0
Shares

Temperaturat më të nxehta, që nga 1976, që kanë përfshirë gjithë Britaninë, ngjallin frikën e shtimit të mijve mes pirgjeve me mbetje ushqimore që qëndrojnë  me ditë të tëra në diell.

Rezidentët në Ëigan, Salford dhe Brighton, Edinburgh dhe Devon ankohen se kanë parë një shtim të numrit të minjve.

Specialsitët e desinfektimit të banesave kundër brejtësve thonë se këtë vit,  po marrin më shumë telefonata se gjatë të njëjtës periudhe në vitet e kaluara për praninë e mijve ndërsa nxehtësia bën punën e vet.

Në një shkrim të publikuar sot në “The Sun” shkruhet: “Ekspertët thonë se mund të jenë më shumë se 120 milionë minj në Britaninë e Madhe dhe besohet se numri i tyre mund të rritet ndërsa ato ushqehen në grumbullimet e mbetjeve ushqimore dhe të frutave të pjekur më herët.”

Profesor Steve Belmain, ekspert shton: Nxehtësia ka rritur aktivitetin e brejtësve.”

Në këto situata brejtësit mund të rriten në madhësinë dy herë më të madhe sesa zakonisht dhe mund të hyjnë nëpër shtëpi edhe përmes kanalizimeve të banjos

 

Arsyeja pse minjtë bëhen më të mëdhenj është për faktin se ata mund të jetojmë më gjatë dhe kanë mundësi më të mëdha për tu ushqyer.

Në shumë zona në Britani pirgjet me plehra pastrohen një herë në dy javë dhe minjtë kanë mjaft kohë për tu ushqyer ndërkohë që njerëzit hedhin gjithnjë e më shumë ushqime

Andy Hill, një nga punonjësit që merret me dezinfektim kundër brejtësve në Edinburgh thotë se ka pastruar shumë zona  nga mijtë të cilët janë rishfaqur sërish në atë zonës pas disa javësh. Edhe telefoni i tij ska pushuar së rëni nga qytetarë që kërkojnë ndihmë për të kapur minjtë.

“Për momentin janë kudo në qytet dhe ky problem sa vjen e bëhet më keq.

Mijtë që ishin mjaft të rrallë tashmë i sheh dhe gjatë ditës nëpër kopshte. Për shkak të temperaturave të nxehta dhe se ata kërkojnë ushqim dhe ujë’ thotë ai

Andi tregon se ka shkuar në shtëpi apo biznese ku ka pasur nga 50- 100 minj.

Se ka pasur telefonatë nga një person i cili kishte lënë bukën në dhomë dhe ishte larguar vetëm për disa minuta. Kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur bukën. Më pas zbuloi copat e bukës që ishin mbrapa sobës ku miu kishte bërë folenë.

Një telefonatë tjetër kishte treguar se miu kishte hyrë nga tubacioni i banjos

Brejtësit janë transportues të 60 sëmundjeve që mund të transmetohen tek njerëzit duke i rrezikuar dhe vdekjen e tyre./oranews

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY