Akuza për Ardian Dvorani/Prokurori që kërkoi dënimin e qytetarëve shkodranë që rrëzuan...

Akuza për Ardian Dvorani/Prokurori që kërkoi dënimin e qytetarëve shkodranë që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës

126
0
Shares

Partia Demokratike ka sjellë dëshmi të reja për korruptimin e organeve dhe procesit të Vetingut: dosjet e vjetra të ish-prokurorit Ardian Dvorani, që u konsiderua prej tyre si i pastër dhe u rikonfirmua në detyrë.

PD-sa bëri të ditur sot se Ardian Dvorani ishte prokurori që kërkoi dënimin për akte terroriste të qytetarëve shkodranë që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës në vitin 1990! Mjafton vetëm ky fakt, sipas PD, mungesa e integritetit moral, që Dvorani të ishte sot jashtë sistemit të drejtësisë.

 Deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, deklaroi:

“Konfirmimi në detyrë nga organet e Vetingut i Ardian Dvoranit, shërbëtori politik të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë nuk ishte thjesht një lajm i keq për reformën, duke i vënë  procesit vulën e një procesi politik. Ardian Dvorani është simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruara apo me tre shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri drejtësisë.

Shkodranët e njohin mirë, prokurorin e diktaturës Ardian Dvorani, por çdo qytetar tjetër ka të drejtë ta dijë se ai ëhstë një shërbëtor i vjetër i Partisë së Punës, sa herë ka qënë në pushtet, në diktaturë dhe në demokraci me emrin PS apo Rilindja.

Ardian Dvorani ka qënë prokurori që një ditë pas krijimit të partisë së parë opozitare në vend, pas 45 vitesh në diktaturë, akuzoi për terrorizëm dhe kërkoi 15 vjet burg për shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Më 13 dhjetor 1990, me zellin e shërbëtorit ndaj partisë, Ardian Dvorani akuzoi qytetarët e pafajshëm shkodranë që kërkonin demokraci për akte terroriste kundër pushtetit popullor.

Sot që ka kaluar vetingun, 28 vjet më parë kërkonte dënim me burg për armiqtë e popullit. Qytetarët që kanë vuajtur nga persekutimi janë ende gjallë dhe dëhsmi ulëritëse sesi Rama po i mban në detyrë. Nëse organet e Vetingut nuk do të ishin të korruptuara, Dvorani sot do të ishte përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY