Si e shpëtuan fqinjët 62-vjecarin që po masakrohej nga hajdutët në Shkodër

Si e shpëtuan fqinjët 62-vjecarin që po masakrohej nga hajdutët në Shkodër

82
0
Shares

Një tentativë grabitjeje e ngjashme me skenarët e filmave ka ndodhur në Shkodër.

Maska, armë, dhunë, përleshje me Policinë dhe largim nga vendi i ngjarjes i një pjese të autorëve është gjithçka çfarë ka ndodhur në një banesë trekatëshe ngjitur me shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Agron Veseli. Pasi janë futur brenda oborrit, autorët kanë pritur derisa 62- vjeçari ka hapur derën e shtëpisë dhe me shpejtësi kanë hyrë brenda. Menjëherë i kanë drejtuar armën në kokë dhe i kanë kërkuar para.

Njëkohësisht, autorët e kanë goditur pa pushim 62- vjeçarin në kokë dhe trup, duke e gjakosur atë. I gjendur në vështirësi, por edhe me një litar në fyt, Agron Veseli ka bërtitur sa ka mundur duke kërkuar ndihmë nga komshinjtë.

Salla operative ka marrë një njoftim për një zhurmë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes brenda 3 minutave kanë shkuar disa efektivë që kanë qëlluar afër. Edhe pse ndërtesa kishte pajisjen e sinjalit të një prej policive private, ardhja e tyre ishte shumë e vonë. Kur janë futur brenda oborrit, Policia ka dëgjuar të zotin e shtëpisë duke thënë se janë duke më grabitur.

Autorët kanë tentuar që të largohen, por një prej tyre nuk ia ka dalë sepse është arrestuar në flagrancë nga Policia. I dyshuari Pëllumb Kolbuçaj u ndalua ndonëse tentoi të bënte rezistencë.

Dy autorët e tjerë kanë arritur të largohen fillimisht, duke kapërcyer muret e disa banesave aty pranë derisa i kanë humbur syve të Policisë. Njëri prej atyre që arriti të largohej, Abdulla Hardhiçaj, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë, 20- vjeçari F.SH.

I dhunuari Agron Veseli u mor me një ambulancë të spitalit për ta mjekuar pas plagëve në kokë, fytyrë dhe trup, shkruan “Panorama”.

Më përpara, ai dha edhe dëshminë e tij, duke treguar se kur ka hapur derën e shtëpisë, autorët të maskuar me armë në dorë dhe të veshur me të zeza dhe doreza në duar i kanë kërkuar paratë, duke e kërcënuar se do ta vrasin nëse nuk ua dorëzonte. Grabitësit e armatosur kanë këmbëngulur për të marrë para, por Policia ka mbërritur shpejt në vend pas sinjalizimit të dhënë, duke iu prishur atyre planin. Agron Veseli ishte i vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes.

62- vjeçari nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Ai më përpara merrej me tregti, ndërsa kohët e fundit ka lëshuar me qira 2-3 dyqane poshtë ndërtesës 3-katëshe të tij. Ngjarja e rëndë ka tronditur komshinjtë dhe persona të tjerë të njohur të Agron Veselit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj grabitjeje me armë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY