Shpërthim eksplozivi në banesën e të dënuarit me 35 vite burg

Shpërthim eksplozivi në banesën e të dënuarit me 35 vite burg

100
0
Shares

Një shpërthim me eksploziv ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bathore.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Daci.

Raportohet se ka pësuar dëmtime vetëm në katin e parë të banesës, por nuk ka të lënduar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që ka pasur shtetasi Gazmir Daci

Gazmir Dacit është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e vëllezërve Kolaveri

“Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksploziv, ku ka pasur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ndërsa më 30 korrik 2016 Gazmir Dacit i është bërë atentat me snajper brenda burgut të Vaqarrit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY