Erdogan nxit tensionet, flet me Ozil pas largimit nga Gjermania

Erdogan nxit tensionet, flet me Ozil pas largimit nga Gjermania

120
0
Shares

Largimi i Mesut Ozil nga Kombëtarja gjermane është shoqëruar me reagime të forta në mbarë arenën e futbollit. Por jo vetëm kaq, largimi i tij është konsideruar si një gjest politik që mund të nxisë tensione mes vendeve.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas largimit të Ozil nga Gjermania duke e përshendetur atë si një gjest patriotik.

Kam folur me Ozil mbrëmë dhe mund t’u them se qëndrimi i tij meriton nivelin më të lartë të admirimit. E vërteta është se kritikët e tij nuk mund të përtypin foton e Ozil me mua. Trajtimi racist ndaj një të riu që ka dhënë gjithçka për kombëtaren gjermane të futbollit, vetëm për shkak të fesë së tij, është i papranueshëm”, deklaroi Erdogan.

Edhe një politikan turk në Gjermani,i quajtur Cem Ozdemir, ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, pasi ky i fundit, me deklaratat e tij kishte nxitur reagime raciste ndaj Ozilit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY