Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrau shoferin e ish- zv/ministrit, “Gjenerali” kërkon lirimin nga burgu

24/07/2018
Vrau shoferin e ish- zv/ministrit, “Gjenerali” kërkon lirimin nga burgu
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ashtuquajturi “Gjenerali”, i cili në vitin e mbrapshtë 1997 krijoi një “komisariat policie” në zonën e “Kinostudios” kërkon të lirohet nga burgu.

Nehat Kulla i është drejtuar pak kohë më parë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë me kërkesën për lirim. Burime pranë Gjykatës së Krujës thonë se shqyrtimi gjyqësor është drejt mbylljes dhe se në shtator pritet të merret edhe vendimi për të ashtuquajturin “Gjenerali”. Kulla është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata.

Ai është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje. Kur kanë kaluar 13 vjet që nga arrestimi i tij, Kulla i drejtohet Gjykatës për të kërkuar lirinë.

Ai kërkon që pjesën e mbetur të dënimit ta përfundojë në shtëpi.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila më parë i ka aprovuar kërkesën për ulje dënimi Nehat Kullës.

Ky i fundit vuan dënimin me burgim në burgun e Fushë-Krujës.

KËRKESA

“Panorama” mëson nga burime brenda Gjykatës së Krujës se kërkesa e Nehat Kullës për lirim nga burgu është depozituar nga avokati i tij, Detar Hysi, më 29 qershor 2018.

Më pas, ka nisur shqyrtimi gjyqësor dhe para disa ditësh është zhvilluar edhe seanca ku është ngritur një grup ekspertësh të Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimet shëndetësore të Kullës. Gjendja shëndetësore është një nga arsyet është një nga argumentet e Kullës për lirinë.

Avokati rendit edhe moshën e thyer të të dënuarit, i cili është 63 vjeç tashmë.

Ndër të tjera, Nehat Kulla kërkon të qëndrojë edhe pranë bashkëshortes, e cila është gjithashtu e sëmurë. Kujtojmë se Kulla qëndron në burg që nga viti 2005 dhe me gjithë uljet e dënimeve që ka marrë ndër vite, i ka mbetur edhe 1 vit për të kryer burg.

Tags: gjeneralilirimshoferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.