Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sekuestrimin e pasurisë së ish- kreut të organit të akuzës Adriatik Llalla.
Ai ende nuk i është nënshtruar procesit të vettingut, ndërsa pak kohë më parë ambasada amerikane i refuzoi vizën.
Sot akademiku Përparim Kabo shkruan se pas Llallës, do të dëgjohen lajme si do i sekuestrohen pronat një ish- ministri.
“Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla i sekuestrohen toka…nisi furtuna ku do ti shpini tokat more të mjerë, prokurorë, gjyqtarë, ministra, ish ministra, deputetë…me një fjalë Ju GREPSA…Jo po unë nuk i nënshtrohem Vettingut tha Llala…dhe çeshtja u mbyll në gjykatë…dhe menduan se mbaroi…kush vodhi vodhi dhe asgjë nuk do i ndodhi…sa mendje lehtë…
Ja pas ca ditësh kur të dëgjoni për tokat në fushën e Korçës prona të një ish ministri…do zbresi dhe ai nga kali…mjaft e mendoi se nuk do i ndodhi gjë…Shiu erdhi ,tërmeti e shkundi…Vetingu dhe sekuestrimet e burgosjet do e pastrojnë vendin…Eh të kishte një soft të shikonim si sillen në shtëpitë e tyre ..më kujtojnë Gopsekun…dhe karrocën e Molierit…Erdhi dita njerëz…!”, shkruan Kabo
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/