Konferenca e plotë, 7 propozimet e BASHES për reformën në Drejtësi

Konferenca e plotë, 7 propozimet e BASHES për reformën në Drejtësi

133
0
Shares

Në ditën e sotme kreu i PD ka patur disa takime të rëndësishme përsa i përket shpjegimit dhe qartësimit të qartë të pozicionit të PartisëDemokratike në lidhje me çështjen e ligjit të Magjistraturës.

Në konferencen e tij ai shpjegon gjithcka per kete ceshtje por ka dhe disa propozime per reformen ne DREjtesi!

Konferenca e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha

Në ditën e sotme kam patur disa takime të rëndësishme përsa i përket shpjegimit dhe qartësimit të qartë të pozicionit të PartisëDemokratike në lidhje me çështjen e ligjit të Magjistraturës. Ligji i Magjistraturës është aprovuar vetëm me votat e maxhorancës. Ështëaprovuar në mënyrë të tillë që pasi ta kapte shkollën e Magjistraturës Edi Rama, asnjë parti tjetër të mos kishte mundësi tia hiqte nga duart dhe kjo është aryeja pse ligji është me 3 të pestat. Pasi vuri bordin me të emëruarit e vetë dhe ata emëruan emrat qëdërgoi Edi Rama, tani ajo është si me thënë një shkollë partie.

E them këtë për ata që e mbajnë mend se çfarë ka qënë shkolla e partisë, ku kishim vetëm një parti në pushtet. Për më të rinjtëdomethenë që ky është një institucion totalisht i kapur nga Edi Rama. Edhe po të shikojmë njerëzit që janë aty, janë njerëz që janëtë lidhur drejtpërdrejtë me një ose 2 breza me Partinë Socialiste me pararendësen e saj, Partinë e Punës së Shqipërisë.

Arsyeja e kapjes së Shkollës së Magjistraturës është që ta shndërrojëatë në një farë kursi partiak ku të seleksionohen kandidaturat sipas preferencave të Edi Ramës dhe këta të jenë pas 3 vitesh gjyqtarë, prokurorë të ardhshëm. Pra synon një kapje afatgjatë të sistemit.

Ju e dini që në vitet 92-93, e më vonë u organizuan kurse 6 mujore në Durrës në zonën që quhet si Zona e Plepave me qëllim që tëtrajnoheshin gjyqtarë e prokurorë për të shërbyer në sistemin i cili po kalonte nga monist në demokratik, e për vit me radhë këtyre njëpjesë e politikës iu referohen si gjytarët e prokurorët e plepave. Tani Edi Rama po bën të njëjtën gjë porn ë kushte shumë më tëndryshme, në kushte totale transparence dhe në kushte total kontrolli politik për të nxjerrë, siç e quajti deputeti Dash Shehi në mbledhjen e grupit, gjyqtarë dhe prokurorë të shelgjeve. Mund të zgjedhim ndonjë pemë tjetër por duke ia ruajtur autorësinë Dash Shehit, kjo nuk është gjë tjetër vetëm propozim që të kemi shelgjet e PartisëSocialiste.

Pra ky është qëllimi prandaj insistojmë kaq shumë. Por natyrisht edhe në qoftëse ne do të mbyllim sytë e themi dakord po ua japim votat për ligjin e Magjistraturës por problem që shtohet para vendit e shqiptarëve dhe partnerëve dnërkombëtarë është; a e zgjidh kjo faktin që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese sot?!

A e zgjidh kjo faktin që ne kemi Prokuror të Përgjithshëm tëemëruar vetëm të maxhorancës kur Kushtetuta e kërkon me 3 tëpestat?! A e zgjidh faktin që një vit e katër muaj pas skadimit tëafatit kushtetues, që ishte prilli i 2017, nuk kemi as KLGJ dhe as KLP?! Dhe propozimi që kanë sjellë ata është që ti japim pushtetin e KLGJ dhe KLP, tia kthejnë KLD-së së dikurshme dhe Prokurorit tëPërgjithshëm?! A e zgjidh faktin që 5 anëtarët e KLGj dhe KLP përfaqësojnë vetëm një ngjyrë politike të PS-së?! Sepse shorti që i ka zgjedhur ka rënë mbi një grup kandidatësh të cilët vijnë aty pasi janë përzgjedhur nga veglat e PS-së?! Me filtra antikueshtetues siç e ka gjykuar edhe Gjykata kushtetuese. A e zgjidh kjo faktin që nuk kemi një strukturë të posaçme antikorrupsion SPAK?! As ByronëKombëtare të Hetimeve?! Sigurisht që jo.

A e zgjidh kjo faktin që Reforma në drejtësi është shndërruar në njëkënetë. Ka ngecur në llum dhe cili është përgjegjës për ngecjen nëllum të Reformës në Drejtësi?! Opozita, e cila për 2 vite më  radhëkontribuoi dhe dha qindra mijëra orë eskpertizë, energji, njerëz për të arritur në konsensusin e 21-22 korrikut 2016, të cilës ia garantua që 6 ligjet e posatçme do të kalohehsin me votat e saj dhe pastaj kur ne bëmë propozimet dhe amendamentet na i hodhën poshtë, apo këta të cilat i hodhën poshtë. Kush është përgjegjësi?! Askush nuk flet se kush është përgjegjësi pse jemi në këtë gjendje. Natyrisht qëpërgjegjësi është Edi Rama.

Motivet janë të qarta. Me një reformë në drejtësi funksionale sot Saimir Tahiri duhej të ishte në burg. Nuk do kishte gjyqtar dhe prokuror që të klishte guximin që ta mbante larg burgut, por sot ata i kontrollon Edi Rama përmes kamikazës në Prokurorinë e Pergjithshme dhe përmes kamzhikut që përdor me komisionet e vetingut të cilat bëjnë punë selektive politike. Për të njëjtën shkelje një gjyqtar dhe një prokuror e largojnë, dhe për të njëjtën shkelje tjetrin e mbajnë. Pse?! Sepse është në listën e bardhë të Edi Ramës, jo në atë të zezën e Ramës.

Pra po të kishim një reformë funskionale Saimir Tahiri duhet të ishte në burg. Elvis Roshi duhet të ishte në burg. Hetimet duhet të ishin hapur prej kohësh për Damian Gjiknurin, për Vangjush Dakon, për Qazim Sejdinin, për Arben Ahmetajn, për Ilir Beqën, e për shumëfigura të tjera të maxhorancës të lidhur me kjrimin apo të përfshirënë aferra të tmerrshme korruptive që i kanë kushtuar xhepit tëshqiptarëve qindra milionë euronga taksat e tyre. Ja pra ku jemi edhe tek motivi i tyre.

Edi Ramës nuk i intereson një Reformë në Drejtësi sipas Kushtetutës. Nuk i interesojnë prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur qëtë ndërshkojnë e të mos mbrojnë politikanët e lidhur me krimin dhe korrupsionin qeveritar. Kjo është pengesa kryesore për reformën nëdrejtësi . Të tjerat janë pallavra.

Më vjen mirë që ata që gjejnë kohën dhe kanë dëshirën dhe vëmëndjen për të dëgjuar edhe opozitën kanë faktin të njihet me faktet e pakundërshtueshme se si kemi ardhur deri këtu.

Sot kam pasur fatin ti njoh miqtë edhe me rrugët që ne propozojmësi opozitë për të dalë nga kjo gjendje. I kam njohur me disa prej propozimeve tona që natyrisht do ti nënshtrohen një diskutimi me tëgjithë aleatët, frontin e bashkuar opozitar, mendoj se është e drejtëqë edhe qytetarët shqiptarë ta dinë sot pozicionin tim dhe të PartisëDemokratike, parimet, bazat, mbi të cilat ne besojmë se mund tëdilet nga ky kolaps total kushtetues dhe i Reformës në Drejtësi.

E para dhe hapi kryesor është ti qendrojmë besonik konsensusit të 21 dhe 22 korrikut 2016. Që do të thotë; zhbërje të të gjithë rregullave ligjore që janë miratuar me dyer të mbyllura të njëanshme nga ana e maxhorancës nëkundërshtim me frymën e konsensusit të arritur nëndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me vetëparashikimet e Kushtetutës. Ne i kemi bërë disa nga këto propozime. i kemi shkruar, i kemi bërë drafte, i kemi paraqitur në Këshilllin e Legjislacionit, por natyrisht qëvlerësimi duhet të jetë shumë më i plotë dhe i thellë duke pasur parasysh që ato propozime janë bërë para se tëkolapsonte tërësisht Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartëdhe para se të kapej edhe Prokurori i Përgjithshëm.
Çështja e dytë është zgjidhja e situatës së paligjshmërisë nëorganin e Prokurorisë, ku paligjshmëria ka kapluar gjithëpiramidën e prokurorëve, duke i dhënë fund kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm e cila pastaj ka çuar nëemërime politike, antiligjore, antikushtetuese, tëprokurorrëve të ndryshëm siç është emërimi në Prokurorinëe Krimeve të Rënda dhe në prokurori të tjera të vendit. Njëautoritet që prokurori i përkohshëm nuk e ka as me ligjin antikushtetues mbi bazën e të cilit është emëruar.
Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në procedurën e përgjedhjes së anëtarëve të jashtëm të KLGJ-së e KLP-sëduke eleminuar nga gara të gjithë kandidatët që nuk plotësonin kriteret kushtetuese ligjore apo ishin përjashtuar nga OMN-ja dhe duke përsëritur procedurën e zgjidhjes. Njëproces administrativ që është bërë në kundërshtim me ligjin dhe sipas ligjit është absolutisht e pavlefshme. Dhe këtu ka standard që maxhoranca i ka ndjekur shumë mirë në disa raste të mëparshme dhe të njëjtin standard duhet të ndjekëedhe këtu. KLGJ dhe KLP dhe anëtarët jo gjyqtarë dhe prokurorë duhet të zgjidhjet sipas Kushtetutës dhe jo sipas qefit apo ligjeve të njëanshme të maxhorancës dhe procedurave të shkelura edhe të këtyre ligjeve të njëanshme.
Së katërti, zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke evidentuar mekanizmat e duhur kushtetues dhe ligjor që kjo gjykatë të jetë plotësisht funksionale. Përsa kohë që vendi nuk ka GjykatëKushtetuese, vendi është në një gjendje defakto dhe dejuro të grushtit të shtetit. Sepse asgjë nuk e ndalon Edi Ramën, siç kaloi ligjin për Teatrin, që të ndërmarrë një ligj, që po e marr për shembull, që të gjitha ata që demonstrojnë gnjyrat portokallli të shkojnë në burg. Këtu para meje kemi 3 veta që do shkojnë në burg. Ju për pandallonat portokalli, ju për për bluzën portokalli dhe ju për mbulesën portokalli tëtelefonit. E mora këtë shembull grotesk, aspak për të qeshur, se çfarë e pengon Edi Ramën ta bëjë këtë? A mund të ma thotë dikush nga ju se çfarë e pengon Edi Ramën ta bëjëkëtë?! Ju ftoj ta thoni, a mendoni se ka një sitrument që ta pengojë Ramën që ta bëjë këtë gjë?! Nuk e kam pyetje retorike, por nëse keni pëgjigje ma thoni. Jeni 8 gazetarëpara meje. Çfarë e pengon Edi Ramën të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli?! Çfarë e pengon?! Pra ai mund të kalojë një ligj me votat e maxhorancës që kush mban ngjyrë portokalli shkon në burg. Çfarë e pengon?! Deri mëdje e pengonte Gjykata Kushtetuese, e pengonte Prokuroria. Pse?! Gjyakta Kushtetuese menjëherë brenda 24 orë do e pezullonte një ligj të tillë dhe jam i bindur që brenda njëkohetë shkurtër do ta nxirrte të paligjshëm dhe përveç kësaj për shkelje të lirive themelore të njeriut, siç është edhe liria për të veshur ngjyrën portokalli, do hapej një procedim penal. E kuptoni pse themi që ky është kufiri mes demokracisë dhe diktaturës?! Sepse ai nesër mund dhe do ta kalojë një ligj që nuk dotë ketë të bëjë me ngjyrat por mund të ketë të bëjë me pronën. Do të ketë të bëjë me liritë, me fëmijët e shqiptarëve. Me shtëpitë e tyre, me dyqanet, me rrogat dhe pensionet e tyre, me kursimet e tyre. E kuptoni se çfarë ka rënë? Ka rënë themeli i shtetit si një kontratë mes qytetarëve për të zgjidhur mosmarëveshjet në mënyrëpaqësore. Me të vërtetët që maxhoranca ka përgjegjësinë tëhartojë ligje por ka edhe një Gjykatë Kushtetuese që vendos nëse këto ligje janë apo jo kushtetuese. Dhe Kushtetuta është e vetmja që garanton liritë dhe të drejtat tona. Nuk ka asnjë person apo entitet që ti garantojë ato përveçKushtetutës dhe natyrisht që intepretimi i Kushtetutës ështëmonopol i Gjykatës Kushtetuese. E përsëris edhe njëherë, sikur larg qoftë në një rrethanë natyrore të 9-të anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të humbisnin jetën, do tëpamundësoheshin fizikisht, detyra e parë e çdo vendi normal është të rizgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa këtu është çuar vendi me qëllim çuar drejt kësaj situate tëGjykatës Kushtetuese dhe Edi Rama bën sikur nuk e sheh. Sepse kështu i intetereson. Që të shembë Teatrin dhe ka plane të tjera pas teatrit. Prandaj zgjidhja urgjente e këtij ngërrci të krijuar, e kësaj krize është pika e katërt e qendrimeve që ne shpalosim në mënyrë që kjo gjendje krize të adresohet për sistemin e drejtësisë.
Së pesti, zgjidhja urgjente e krijuar nga ngërrci e zgjatjes sëperiudhës tranzitore dhe gjetja e mekanizmit të duhur ligjor që të ngrihet sa më shpejt KLGJ dhe KLP sipas Kushtetutës në mënyrë që të fillojë menjëherë i përzgjedhjes dhe funksionimit të SPAK dhe BKH. Kjo është reforma, e cila ka dy pjesë, vetingu për të nxjerrë jashtë sitemit gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe e dyta që të kemi disa institucione të cilat të kenë kapacitetet dhe fuqinë ligjore tëndjekin penalisht, të gjykojnë e të çojnë prapa hekurave krimin e organizuar, politikanët e korruptuar, politikanët e lidhur me krimin. Këto janë të bllokuara për arsyet qëpërmenda më herët. Zgjidhja e këtij ngërrci është një tjetër emergjencë absolute e vendit dhe një qendrim i panegociueshëm.
Së gjashti, ecuria normale sipas Kushtetutës dhe sipas ligjeve të procesit të vetingut. Ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes politike në proces nga ana e maxhorancës dhe siçu thashë në fillim ka sjellë deri tani një process të deformuar ku disa trajtohen si të Edi Ramës dhe disa si të njerkut. Për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë dhe dikush largohet nga detyra. Kemi sot një shembulli epik që ështëshembulli i një prokurori të ish diktaturës komuniste që ka bërë procese politike e në veçant në Shkodër në vitet e fundit t ëish regjimti dhe që është shërbëtor i verbër i Edi Ramës dhe për këtë do dëgjoni z Strazimiri.
Së shtati, Një komisioni koordinimi siç e parashikonte Kushtetuta duhej të ishte ngritur më shumë se para një viti që të jetë i balancuar dhe i paanshëm për të mbikqyrur konstitutimin e organeve të reja të drejtësisë.

Kjo është pra rruga në të cilën duhet të kalojë procesi i nxjerrjes sëreformës në drejtësi nga llumi ku ka ngecur, llumi i kënetës së Edi Ramës, Fatmir Xhafës, Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, bandave dhe kriminelëve. Kjo është rruga por që të jetë e besueshme dhe e zbatueshme duhet të mbushen disa kushte themelore.

E para e punës ata që e kanë sjellë vendin në këtë pikë duhet tëmbajnë përgjegjësi. Ata kanë emër dhe mbiemër, nën përgjegjësinëe tyre politike dhe me veprimet etyre konktrete dhe mosveprimet e tyre kemi ardhur këtu. Pa ndodhur kjo nuk mund të ketë asnjë bazëdhe besim për të ecur përpara. Nëse të njëjtët autorë të cilët me qëllim sabotuan reformën në drejtësi për ta sjellë në këtë pikë ku jemi sot ulen sikur ska ndodhur asgjë. Kjo është e papranueshme.

Procesi duhet të ketë jo thjeshtë konstriktuvitet siç kërkojnë me të drejtë disa nga miqtë tanë por duhet të ketë besim dhe sot ska besim. Ata që me qëllim e kapën sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ky është parë që të krijohet besimi dhe hapi i dytëështë që të jepen garanci nga faktori politik që kemi përballë, nga PS, se çfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 çështje të reformës nuk do të kthehet dhe sabotohet përsëri. Në këndvështrimin tim dhe jo vetëm kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtën persona dhe aq më shumë që tani e zbuluan se pse e bënë. Fatmir Xhafaj kishte konflikt interesi dhe e bëri këtë pikërisht për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që vetingu në polici të niste nga ministri. Pse e refuzoi? Që vetingu atë që kërkon për policin, të mos e kërkojë për ministrin. Se po ta kërkojë për ministrin i pari që duhet të ikë është Fatmir Xhafaj. E njëjta gjë me vetingun në polici.

Shumë mirë një prokuror që paska një kushëri të tetë, apo një kunat apo dikë tjetër me një problem penal duhet të largohet. Po ky më vëllain dënuar për trafik droge do të rrijë ministër i brendshëm? Ky padyshim është një standard moral më i ulti i imagjinueshëm dhe një standart politik i papranueshëm.

Në mënyrë të prerë dhe kategorike: i papranueshëm. Këto janë qendrimet kryesore, ndërkohë që meqë po e shemb teatrin, e ka kthyer parlamentin në teatër. Kështu që nuk kam ndërmend të ndalem më gjatë në këto çeshje.

Kjo është rruga. Këto janë çështjet. Kjo është e vërteta sipas nesh.

Kush do të argumentojë të kundërtën, është i ftuar ta bëjë këtë, port ë vërtetës nuk mund ti iket. As duke pretenduar se nuk e sheh dhe as duke fabrikuar gënjeshtra dhe dizinformacione për shqiptarët apo për partnerët. Kjo është e vërtetë dhe kjo është rruga sipas nesh për të dalë nga ky kolaps total i drejtësisë, i cili natyrisht ka sjellë një kolaps total të vendit.

E mbyll duke ju përmendur edhe njëherë tre sfidat kryesore me të cilat ndeshemi. Kapja e qeverisë nga krimi, lidhja e qeverisë me krimin. Kapja e drejtësisë nga qeveria. Kriza totale ekonomike.

Që kanë sjellë sipasojë këto dy sfida por edhe sfida të tjera të klientelizmit, të oligarkisë, të PPP-ve, korrupsionit në shifra galopante etj. Po padyshim që kryesorja është lidhja e qeverisë me krimin. Pa prerë lidhjen e qeverisë me krimin, asnjë nga çështjet e tjera nuk mund dhe nuk do të mund të marrin rrugë.

Do të vazhdojë shfaqja e cila prapë do na lërë jashtë dyerve të Europës. Do të na lërë me më shumë krim, me më shumë drogë, me më shumë emigracion, më pak vende pune e më shumë deshpërim.

Pra do na afrojë më shumë me Lindjen dhe do të na largojë gjithnjë e më shumë nga Perëndimi dhe nga standardet perëndimor.

Pyetje: Zoti Basha për të gjithë këtë situatë që parashtruat për situatën e reformës në drejtësi, zgjidhja a mund të vijë përmes një dialogu? Po i referohem këtu një propozimi bërë ditën e sotme nga zv.kryetari i LSI, Luan Rama, i cili ka thënë se nuk duhet të bëjmë pushim por duhet të ulemi dhe të diskutojmë për reformën në drejtësi dhe për bërjen e saj funksionale. Ndërkohë që përgjigja e Gramoz Ruçit ka qënë se po presim PD.

Basha: Jo, kjo më duket pak nga ato skemat e Sigurimit, disa prej tyre ecin akoma. Kjo nuk ecën. Opozita ka një qëndrim unik për këtë çeshtje dhe qëndrimi është se, siç e thashë dhe herën e fundit: nuk mund të shërojmë një pacient që i janë këputur krahët dhe këmbët thjeshtë duke i fashuar plagët.

Kërkohet një ndërhyrje e thellë për t’i qëndruar besnik konsensusit të 22 korrikut dhe për të rikthyer besimin në një process që do të merret dhe do të zgjidhë të gjashtë sfidat që numërova në fillim të fjalës sime, nuk ka rrugë tjetër. Të tjerat pastaj janë llafe sa për show, sa për të bërë lajmin e ditës, për të bërë titullin e ditës. Nesër dhe pasnesër se kujton askush. Këto janë themelet e krizës dhe pa zgjidhur këto sistemi i drejtësisë, sistemi kushtetues, shteti do të vazhdojë të zhytet në llumin e kënetës Rama-Xhafa.

Pyetje: Lidhur me faktin që zgjidhja nuk mund të vijë pa i dhënë fund lidhjes me krimin, çfarë konkretisht nënkupton kjo?  

Basha: Kjo nënkupton siç e thashë edhe javën e kaluar që duhet të kemi minimalisht një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk janë të lidhur me krimin. Mendoj se lufta kundër krimit paraqet shumë sfida dhe vështirësi, shumë komplekse. Nuk është diçka që ndodh përnjëherë, por diçka qën ndodh përditë. Njeh përparime dhe sprapsje por ka një garanci totale që të mos ketë luftë kundër krimit. Ka një garanci totale që krimi të lulëzojë, është kryeministri dhe ministry i brendshëm të lidhur me krimin. Prandaj atë që ju thashë edhe javën e kaluar: Një qeveri ku të paktën kryeministri dhe ministry i brendshëm most ë kenë lidhje me krimin.

Pyetje: Zoti Basha ju u shprehët se zoti rama kërkon të kapë shkollën e Magjistraturës, por edhe komisioneri Hahn apo edhe ministry i jashtëm Roth kanë bërë apel për të zëvendësuar ata që largohen nga vettingu dhe kjo bëhet sigurisht edhe me ardhjen e magjistratëve të rinj, mendoni se edhe ata janë të kapur?    

Basha: Jo unë mendoj se ata janë të painformuar dhe unë kam patur mundësin që tu jap disa informacione ministrit, të cilën për fat të keq nuk e pata kur erdhi Komisioneri (Hahn).

Tani që ta kuptojnë shqiptarët, se këtu bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve dhe siguri do ta kuptojnë edhe ata që nuk e kanë kuptuar.

Ajo që na propozohet është që ti japim maxhorancës votat që shkolla e partisë, me njerëz të zgjedhur tërësisht nga Edi Rama, të përzgjedhë pa asnjë transparencë se kush do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët pas tre vjetësh. Pra ka dy problem. Një problem është moral-politik.

Na kërkohet që të bëhemi pjesë në korrupsionin legjislativ, ti japim dërrmën e fundit Reformës në Drejtësi. Të mbyllim sytë e të themi: po, kamikazët e Edi Ramës në shkollën e Magjistraturës do të zgjedhin se cilët do të jenë gjqytarët dhe prokurorët e ardhshëm. Do vendosin ca Elvis Roshë, ca Arben Ndokë gjyqtarë dhe prokurorë. Por edhe po nuk qenë me rekorde kriminale do të jenë ushtarë politikë, se çfarë arsye tjetër ke të kapësh shkollën e Magjistraturës, veçse të diktosh që gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të jenë të lidhur me pushtetin dhe me atë parti politike.

Pra, e para dhe fare e qartë, kurrsesi opozita nuk mund të bëhet në një, nuk mund të kthehet në një instrument, një një mashë që të legjitimojë kapjen e shkollës së Magjistraturës dhe kthimin e saj në shkollën e Partisë Socialiste.

Paanshmëria e shkollës së Magjistraturës sot, është më e vogël se paanshmëria e fondacionit “Qemal Stafa”. Më i paanshëm është fondacioni “Qemal Stafa”, se sa shkolla e Magjistraturës. Është një instrument në duart e Edi Ramës.

Tani po kthehem edhe njëherë tea jo që ju thashë në fillim.

Ta zëmë për një moment se e injoruam këtë fakt dhe duke dëgjuar thirrjet për të qënë konstruktiv, u zhveshëm nga çdo interes politik, që në fakt është interes publik, dhe themi ok. Meqë ti e ke kapur shkollën e Magjistraturës, po të japim votat. E keni të artë se asnjë prej këtyre studentëve nuk do të jetë në gjëndje të marrë përsipër detyrat për të paktën 3-4 vjet? Sepse aq është procesi, nuk bëhet fjalë se po dhamë votat sot e zgjidhëm këtë problem.

Prandaj është shumë e rëndësishme të kuptohet se e gjitha kjo është një tekë dhe një përpjekje për të larguar vëmëndjen nga kriza e thellë e sistemit.

Dhe thirrja ime ndaj çdokujt është të shikoni se ku ka ardhur sistemi, si ka kolapsuar sistemi për shkak të ligjeve të njëanshme.

Shikoni kush është përgjegjës për këtë.

Shikoni pse e kanë bërë, çfarë motivi kanë pasur? Dhe mjafton të shikosh se ku është Saimir Tahiri. Se çfarë standardi ndjek Fatmir Xhafaj për policët dhe për veten e tij, etj.

Dhe pastaj pasi të keni parë të gjitha këto dëgjoni propozimet që ne kemi si opozitë për të zgjidhur problemin e vërtetë, jo për ta fashuar problemin. Po fashuam problemin, hemoragjia do të vazhdojë dhe pacienti do të vdesë.

Nëse ka një shans të fundit për të shpëtuar Reformën në Drejtësi, ky është ti rikthehemi konsensusit të 22 korrikut dhe të marrim masa për ti dhënë fund paligjshmërisë në organin e prokurorisë, për të patur një Gjykatë Kushtetuese funksionale, për ti dhënë fund paligjshmërisë në përzgjedhjen e KLGJ-së dhe KLPS-së. Për të pasur një proces vetting të pandikuar politikisht. Dhe natyrisht në funksion të kësaj, për të zgjidhur ngërçet e tjera në lidhje me shkollën e Magjistraturës. Por ama një shkollë Magjistrature që të gëzojë besimin e publikut, jo një shkollë Magjistrature që është kthyer në fondacionin “Qemal Stafa”, fraksion 1.

Pyetje: Ia shtruat zotit Roth këtë deklarata tuaja, zoti Basha dhe çfarë përgjigje morët?            

Basha: Me zotin Roth kam pasur një shkëmbim jashtëzakonisht të detajuar të pikpamjeve, jo vetëm për këtë por për gjendjen e vendit në përgjithësi dhe se si kjo rrezikon provimin e qershorit të ardhshëm, sikundër i kam parashtruar gatishmërinë e opozitës për të ndërmarrë gjithëçka që është në dorën e saj që kjo të mos ndodhë, por natyrisht, siç e tha dhe ai vetë, përgjegjësia është e të gjitha palëve. Ne e kemi marrë dhe do të vazhdojmë të marrim përgjegjësinë tonë. Të marrësh përgjegjësitë nuk do të thotë të mbyllësh sytë para të keqës. Ndërkohë që pala që është përgjegjëse për këtë gjendje, deri tani fshihet pas gënjeshtrave dhe propagandës dhe intrigave politike të cilat nuk do ta çojnë askund në raport me Partinë Demokratike dhe jam i bindur se as më Levizjen Socialiste për Integrim.      

Pyetje: Zoti Basha, lidhur me ligjin e Magjistraturës, po kërkoni që të kthehet nga e para miratimi i ligjit me tre të pestat apo vetëm që të hyjë në hullinë e caktimit të magjistratëve të rinj?

Basha: Unë po kërkoj që të kemi një shkollë magjistrature tek e cila publiku të ketë besim. Dhe që kjo shkollë t’I shërbejë misionit të saj për të trajnuar të rinj dhe të reja që do të behen gjyqtarë dhe prokurorë me integritet, t’I shërbejnë ligjit dhe jo partive politike. Këtë po kërkoj. Se si do ta bëjmë, natyrisht ka më shumë se një mënyrë për ta bërë, por për këtë interes që shfaqni ju, do t’u vë në dispozicion të gjithë ekipin e juristëve të Partisë Demokratike, i cili ka qenë, është dhe do të mbetet ekipi më i mirë i juristëve në Republikën e Shqipërisë.

Pyetje: Ka një deklaratë të kryetarit të komisionit të Ligjeve Ulsi Manja se nuk pranon kushte PS nga opozita – është deklaratë e para disa minutave. Ai gjithashtu shtoi se shkolla e magjistraturës nuk ka ndonjë nxitim të madh…

Basha: Ulsiu eshtë padyshim njeriu më i kënaqur për këtë situatë, Ulsiu ia doli që të emërojë Arta Markun në krye të prokurorisë së përgjithshme. Nga Ulsiu unë nuk pres gjë tjetër, veçse ngazëllim për faktin se kush ka një problem me prokurorinë, shkon dhe kap Ulsiun, por kjo përbën zero referencë për gjykimin tim mbi ligjin e magjistraturës.

Pyetje: A mund ta dime se çfarë instrumentash ka për te arritur tek konsensusi i 22 Korrikut, përvecse përmes dialogur?

Basha: Të jem fare i qartë; e para është vullneti politik, e dyta është besueshmëria. E para është që të dyja palët duhet të kthehen në shinat kushtetuese. E dëgjove çka thënë Ulsiu, nuk do Ulsiu, ai është i kenaqur. Artën e ka bërë prokurore, ai tjetri e ka çuar kunatin në shkollën e magjistraturës, këtë tjetrën e mori dhe e bëri prokurore të krimeve të rënda, që të mbyllë jo vetëm dosjen e Agronit apo të Geron Xhafës, por edhe të mbyllë dosjen e Vangjush Dakos, edhe të Damianit, etj, etj. Këta nuk kanë asnjë motiv që të kthehen tek reforma në drejtësi. Këta do të bëjnë gjithçka që të ruajnë status-quo-në. sa kohë që vullneti i palës tjetër mbahet peng nga njerëz që duan të mbrojnë aferat e tyre korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin, nuk ka për të pasur vullnet politik. Ku nuk ka vullnet politik, pastaj gjithçka është e kotë, ai nuk është dialog, sepse kur ulesh diku pa vullnet politik, ai nuk është më dialog, është shfaqje, që të bëni fotografi ju, ta filmoni, të bëni nja një javë lajme, por ajo është shfaqje pastaj, s’është dialog. E para gjë që duhet është vullnet politik, por sapo e cituat pak përpara që nuk ka vullnet nga ana e mazhorancës. E dyta, pas shprehjes së vullnetit politik janë rrethanat e besimit. Vrasësit e konsensusit të 22 korrikut nuk mund të jenë më të besueshëm, sepse ai që e ka vrarë njëherë konsensusin dhe kushtetutën, çfarë garancie do të marrim ne se nuk do ta vrasë për herë të dytë. Pra, këto janë hapat politike përmes të cilave duhet të kalojë procesi, në mënyrë që të shpëtojmë reformën në drejtësi. Por i pari mbetet vullneti politik. Pra, dialog pa shprehje të vullnetit politik nuk mund të ketë, pra pa thënë se këto janë problemet e vërteta. Nëse që në fillim thuhet se këto s’janë problemet, se s’kemi probleme, se këtu problem është opozita, atëhere kuptohet qartë se këtu dialogu është sa për të larë gojën.

Pyetje: Si e parashikoni se do të ecë dialogu?

Basha: Atë s’mund ta them. Unë s’jam këtu për të parashikuar atë se çfarë do të ndodhë. Unë jam këtu për të parashtruar qendrimet tona.

Pyetje: Zoti Basha, a mund të kthehemi tek konsensusi i 22 korrikut, sa kohë Edi Rama vijon të jetë kryeministër?

Basha: Besoj se përgjigjen e morët. Personat përgjegjës për shkatërrimin e konsensusit dhe shkeljen e kushtetutës duhet të mbajnë përgjegjësi. Përsa i përket reformës në drejtësi, ata kanë zero besueshmëri, për të qenë pjesë e këtij procesi, por çështja siç ju thashë është më e thellë se kaq, pasi përtej reformës në drejtësi – ajo që ju thashë, çka është problem kryesor në vend, qeveria e lidhur me krimin, drejtësia e kapur dhe një ekonomi në kolaps, hapi i parë duhet të jetë prerja e lidhjeve të qeverisë me krimin. Padyshim, është e papranueshme të vazhdojmë të kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm të lidhur me krimin.

Pyetje: Zoti Basha, përsa i përket procesit të vetingut, mazhoranca e cilëson si arritje largimin e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, ndërsa akuzon opozitën për zvarritje të procesit…

Basha: Si e zvarrisim procesin? Ne s’kemi asgjë në dorë, ju e dini që ne s’kemi asgjë në dorë. E përderisa ne s’kemi asgjë në dorë dhe ata na akuzojnë se po zvarrisim procesin, atëhere është e qartë se ata gënjejnë.

Pyetje: Cili është mendimi juaj për procesin e vetingut?

Basha: Vendimi im për vetingun është ky: Procesi po ecën ngadalë sepse mazhoranca reduktoi me 40 % buxhetin dhe personelin e kualifikuar të vetingut. Besoj e mbani mend kur komisionet e vetingut kërkuan buxhet dhe personel për të mbështetur procesin dhe ne si Parti Demokratike e mbështetëm procesin, por këta i prenë fondet. Pra nga njëra anë Arben Ahmetaj me një dorë merr 5 milionë euro dhe i çon në Fier tek inceneratori i tij dhe i Klodit, pa filluar punë akoma, nga ana tjetër nuk gjen lekë për t’u dhënë këtyre që do të bënin vetingun. Pra, procesi është sabotuar që në nisje nga Partia Socialiste. Ata që ishin garantë se kjo nuk do të ndodhte, qepën gojën, mbyllën sytë, mbyllën veshët, as nuk e panë, as nuk dëgjuan, as thanë asgjë. Së dyti, proceis i vetingut është kritikuar qartë nga ONM-ja për raste të veçanta, por kritikat e tyre nuk janë marrë fare parasysh. Së treti, procesi i vetingut po rezulton me standarde të dyfishta, për të njëjtën shkelje një prokuror apo gjykatës largohet e tjetri mbahet në system. Së katërti, këto janë prova që tregojnë se mazhoranca e ka kapur plotësisht procesin. Prandaj është e rëndësishme që të sigurojmë – kjo është një nga çështjet që parashtrova – të sigurojmë një ecuri normale, kushtetuese dhe ligjore të procesit të vetingut, pa standarde dyfishe, ku kushdo që shkel ligjin të largohet.

Pyetje: A do të ishit të gatshëm të uleshit në takim me zotin Rama për çështjen e magjistratëve, në kuadër edhe të një deklarate që ka bërë zoti Rama për një paketë propozimesh që do të bëhet për opozitën, në kuadër të integrimit?

Basha: Unë nuk kam dëgjuar asnjë propozim, as nga Rama, as nga ndokush tjetër. Sot unë kam paraqitur qendrimet tona sa i përket kolapsit në reformën e drejtësisë dhe zgjidhja e këtij kolapsi kërkon vullnet politik dhe besueshmëri. Deri tani, siç na u raportua edhe 5 minuta më përpara, Ulsi Manja thotë se nuk kemi vullnet politik, natyrisht as Rama, as Manja, as Xhafa, në këndvështrimin tonë nuk kanë besueshmëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY