Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Me kaçavida në duar, kapet banda e hajdutëve në Dibër

23/07/2018
Tiranë, shtohen vjedhjet e banesave, harta dhe oraret e këtij “aktiviteti”

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tjetër grup që kryente seri vjedhjesh është kapur nga policia e Dibrës. 2 shtetas janë kapur, ndërsa i treti është shpallur në kërkim.

Sipas policisë të tre, vidhnin banesa të banorëve, dyqane, sasi nafte apo dhe ahur bagëtie. Për të realizuar vjedhjet në ndihmë iu vinin kaçavidat,bidonat plastikë dhe aparat celular.

Njoftimi i plotë

Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Maqellara”

Goditet një grup që kryenin vjedhje banesash

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë

Ndalohen nga Policia e Dibrës 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, falë një punë të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “MAQELLARA”, ku u bë ndalimi i shtetasve :

R. J, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje)

E.J, 27 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V.R, 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Ndalimi i tyre dhe shpallja në kërkim i një shtetasi tjetër u bë pasi :

Më datën 22.07.2018, rreth orës 02.30, të natës, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të shtetasit E.L. si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e shtetasit F.L.

Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartëpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “benz”.

Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera dhe konkretisht :

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit O.Xh, banues në Maqellarë.

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F.J, banues në Maqellarë.

Më datë 25.06.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.S, banues në Melan.

Më datë 19.07.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.L, banues në Maqellarë.

Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:

Një automjet tip Benz, 3 bidona plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publike” të parashikuar nga nenet 134/2, 134/2-22 dhe 242 të Kodit Penal.

Tags: bandaDiberkacavidapoliciavjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.