Alarmi për ndotjen e ajrit, 12 milionë vdekje çdo vit në mbarë...

Alarmi për ndotjen e ajrit, 12 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën

90
0
Shares

Në ditën botërore të trurit, autoritetet shëndetësore ngrenë shqetësimin se 12 mln persona humbin jetën çdo vit në botë nga sëmundjet që i atribuohen ndotjes së ajrit.

Sëmundjet më të shpeshta janë: ishemia cerebrale, sëmundjet kardiake dhe tumore të mushkërive.

Ndotja e ajrit, më të cilën përballen qytetet industriale dhe ato në zhvillim është një rrezik për një sërë sëmundjesh për banorët.

Në Shqipëri, problematikat e ndotjes së ajrit të konstatuara në raportet e mëparshme është Tirana, Elbasani dhe Fieri, ndërkohë që ISHP raporton referuar statistikave ndërkombëtare se vdekshmëria nga sëmundjet që i atribuohen ajrit të ndotur është 12 milionë vdekje çdo vit, në mbarë botën.

Këto vdekje shkaktohen nga sëmundjet e zemrës si infarkti i miokardit apo insufiçenca kardiake kongjestive, shkaqet neurologjike si ishemia cerebrale, sëmundjet e mushkërive dhe kanceri.

Përveç ishemisë cerebrale, ndikimi i ajrit të ndotur në tru përbën një shqetësim gjithnjë në rritje.

Krahas ajrit të ndotur në ambientet e punës (ekspozimi i personelit shëndetësor ndaj kimioterapisë)është rritur shqetësimi ndaj ajrit të ndotur edhe në natyrë (kontaminimi biologjik i sipërfaqeve ujore në botë).
Cilët janë ndotësit e ajrit?

Disa gazra, si dioksidi i karbonit dhe metani, që emetohen në mënyrë të natyrshme nga shpërbërja e plehrave organike. Shumica e përbërësve të ndotjes së ajrit krijohen nga njeriu.

Burimi kryesor i ndotjes ndodh si pasojë e përdorimit të gjerë të hidrokarbureve për prodhimin e energjisë për industrinë, transportin, kontrollin e temperaturave atmosferike (ngrohje dhe ftohje).

Aktivitete të tjera, të tilla si puna në agrokulturë, mbarështimi i gjësë së gjallë dhe shkatërrimi i pyjeve.

Studimi i fundit mbi Barrën e Sëmundjeve në Botë pasqyron një hulumtim për 188 vende ku vërtetohet se ajri i ndotur ndikon në 30 % të shkaqeve së ishemisë cerebrale.
Kjo sëmundje  renditet e dyta në shkaktarët e vdekjeve të personave mbi 60 vjeç, është një nga shkaqet kryesore të shtrimeve në spital dhe një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së demencës.  /Ora News/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY