Taksa në Rrugën e Kombit, qeveria nuk përcakton asgjë për invalidët në...

Taksa në Rrugën e Kombit, qeveria nuk përcakton asgjë për invalidët në Kukës

127
0
Shares

Paketa lehtësuese për lëvizjen në Rrugën e Kombit e bërë publike nga Qeveria më 22 qershor nuk parashikon asgjë në lidhje me invalidët.

Neni 16 i statusit të Invalidit, e përjashton këtë kategori nga sistemi i taksave të drejtpërdrejta, por cilësimi i si tarifë, automatikisht i përfshin edhe ata.

Kjo situatë ka krijuar paqartësi mes 1800 invalidëve që ka qarku i Kukësit, edhe pse Kryetari i  Shoqatës të Invalidëve të Punës, thotë se ata janë automatikisht të përjashtuar. Por situata kërkon sqarim

Mustafë Lugja, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Kukës: Deri tani nuk kemi asnjë lloj dijenie. Ne si ligj duhet të përjashtohemi nga kjo taksë.

Por në Kukës, invalidët thonë se përballen më një sërë padrejtësish.

Ata thonë se ligji nuk zbatohet në pikën që u garanton transportin pa pagesë në transportin urban në qytet dhe gjysmë cmimi në atë interurban.

Mustafë Lugja, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Kukës: Udhëtimi i invalidëve të punës është me gjysmë bilete nga Kukësi në Tiranë, kurse brenda rrethit është falas. I kërkoj prefektit të Kukësit të zbatohet ky ligj. Të vihet parking për automjetet e invalidëve të punës.

Ndërsa në Qytetin verilindor nuk ka asnjë vendparkim të përcaktuar para institucioneve për automjetet e kësaj kategorie.

Qarkullimi me pagesë në  rrugës së Kombit do të rinisë më 17 shtator, ndërsa paketa lehtësuese ka parashikuar tarifa të reduktuara për banorët e qarkut Kukës, autobuset e transportit ndërqytetaas dhe përdoruesit e shpeshtë./Oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY