Ndodh edhe kështu në Shqipëri/Punonjësja e inatosur i gris dokumentat qytetarit

Ndodh edhe kështu në Shqipëri/Punonjësja e inatosur i gris dokumentat qytetarit

197
0
Shares

Emisioni BOOM ka sjellë shqetësimin e një qytetari, i cili ka hasur me arrogancën e punonjësve të shtetit.

Para disa ditësh zoti Vadin Avxhi u paraqit në zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit  për të marrë  një dokument qe vërteton  se në vitin 1995 deri në 1997 ka qenë në marredhënie pune.

Punonjësja e këtij institucioni  në 3 takimet e para  i ka thenë që keto vite nuk i ka në sistem.

Me  pas zoti Vadin gjen një dokument  të cilen e kishte marrë para disa kohesh nga e njëjta zyre ku vërtetohet se ai e ka në sistem këtë periudhë 2 vjeçare.

Këtë dokument ai ia paraqet punonjëses dhe ajo ia rremben nga dora  dhe ia gris.

Gjithçka që arrin te shpetojë nga ky vërtetim është një pjesë e vogel letre,  të cilën zoti Vadin arrin t’ia shkëpuse nga dora  kësaj zonje.

Gazetarja- Të grisni një dokument zyrtar nuk është e ligjshme.

Punonjësja  e SHKP –E di, ok e grisa unë sepse në gjykimin tim të parë ai dokumenti  është i pavlefshëm ,sepse nuk ekziston  në rregjistrat tanë.

Gazetarja- Nëse  është i pavlefshëm  mund ta çonit në prokurori  zotërinë  për mashtrim.

Punonjësja  e SHKP- Ke të drejtë për këtë. Ky është gabimi im grisja e këtij dokumenti, sepse në momentin e parë kam reaguar instiktivisht dhe prandaj e grisa.

Qytetari – Unë këtu e kam marr , se kam bërë vetë.

Punonjësja  e SHKP – Atë letrën e grisa unë në instikt e sipër.

Gazetarja- Zonjë  nuk paguheni  për instikte, paguheni për të shërbyer.

Punonjësja  e SHKP– Po, ke shumë të drejtë.

Gazetarja– Meqë ne kemi të drejtë, ju lutem mblidhini dhe copat e tjera të letrës.

Punonjësja  e SHKP- Nuk i mbledh dot më.

Gazetarja- Është problem juaj. Të kam ardhur me një dokument  që unë i kam këto vite pune. Ju ma keni grisur këtë dokument.

Punonjësja  e SHKP- Është gabimi im.

Gazetarja- Për sa kohë unë e kam marrë me vulë nga kjo zyrë , për mua kjo gjë qëndron sepse nuk e kam bërë vetë.

Qytetari-Ti më the mua, i ke bërë vetë ti këto .Po këtë  vetë  e kam bërë unë?

Punonjësja  e SHKP- Po them që është lëshuar këtu.

Qytetari-Po ti më the e ke fallsifikuar moj zonjë?

Punonjësja  e SHKP – Nuk po them që e ke  bërë vetë.

Qytetari-Po ju më thatë që e keni  fallsifikuar, do të çoj në gjyq  më the mua. Nuk e di çfarë më ka mbajtur se nuk e di çfarë do bëja.

Punonjësja  e SHKP – Ke shumë të drejtë  për atë se ishte gabimi im.

/Ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY