Video/100 vjetori i lindjes së Nelson Mandelës, Obama mban fjalimin e madh...

Video/100 vjetori i lindjes së Nelson Mandelës, Obama mban fjalimin e madh në nder të tij

142
0
Shares

Ish presidenti Obama bëri një fjalim publik të rrallë dhe të profilit të lartë në Afrikën e Jugut të martën në mëngjes. Rreth 15,000 njerëz të pranishëm ishin kulmi i festimeve që shënuan 100 vjetorin e lindjes së Nelson Mandelës.

Në fjalimin, ai u kërkoi të rinjve të luftonin për demokraci, të drejta të njeriut dhe paqe. Fjalimi i Obamës me i larti që nga largimi i zyrës së presidencës, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj vlerave që sot janë nën kërcënim dhe për të mbledhur njerëzit në Afrikë dhe vende të tjera për të nxitur tolerancën dhe drejtësinë.

Obama kishte lajmëruar për prezencën e tij atje që në datën 13 Korrik në një njoftim në faqen e tij në Twitter.

Obama nuk pritet të përmendë pasardhësin e tij, presidentin Donald Trump, tha Ben Rodsi, ndihmës dhe këshilltar i Obamës për një kohë të gjatë.

“Në momentin aktual ne jemi ne, vlerat që menduam se ishin të mirë-vendosur – rëndësia e të drejtave të njeriut, respektimi i diversitetit – në shumë pjesë të botës ato vlera janë nën kërcënim”, tha Rodosi për The Associated Press.

“Jeta e Mandelës është një shembull frymëzues se si mund t’i kapërcejmë pengesat për të promovuar demokracinë gjithëpërfshirëse dhe një shoqëri të barabartë me tolerancë ndaj të tjerëve”.

Nderimi vjen në 100 vjetorin e lindjes së liderit antiaparteid, i cili vdiq në 5 dhjetor 2013, në moshën 95 vjeçare.Mandela lindi në 18 korrik të vitit 1918 në Maczo në Afrikën e Jugut dhe është lideri i lëvizjes antiaparteid. Ish-presidenti i Afrikës së Jugut ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2013.

K.Balliu

(Videoja e marrë nga SABC News)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY