ZYRTARE/Zhgënjeu në Botëror, Argjentina e shkarkon Sampaolin

ZYRTARE/Zhgënjeu në Botëror, Argjentina e shkarkon Sampaolin

87
0
Shares

Jose Sampaoli nuk do të jetë më trajner i Argjentinës. Lajmi tashmë është bërë zyrtar nga vetë Federata e Futbollit në Argjentinë.

Pas një takimi të presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, me teknikun Sampaoli, është arritur marrëveshja për ndërprerjen e marrëveshjes, kundrejt një dëmshpërblimi prej dy milionë eurosh.

Jorge Sampaoli drejtoi Argjentinën në botërorin “Rus 2018”, ku skuadra u eliminua që në fazën e 1/8-ave, duke zhgënjyer totalisht.

Tekniku përfundoi në qendër të kritikave, jo vetëm për listën prej 23 lojtarësh që mori në Rusi, por edhe për zgjedhjet e dyshimta në formacion.

Në një intervistë ,trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, iu përgjigj në këtë mënyrë atyre që kërkonin largimin e tij nga stoli i Argjentinës pas eliminimit në fazën e 1/8-ve të Botërorit nga Franca.

Është shumë e dhimbshme të eliminohemi nga Kampionati Botëror, por nuk e konsideroj opsionin e dorëheqjes “…

Trajneri i ri që do të udhëheqë Argjentinën në ndeshjet e radhës, do të jetë Joze Nestor Pekerman i cili aktualisht është trajner i Kolumbisë.

Për Pekermanin, emërimi në krye të stolit argjentinas, do të ishte një rikthim, duke qenë se ka drejtuar skuadrën bardhekaltër në vitet 2004-2006.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY