Ambasada franceze në Tiranë ka organizuar festë me rastin e Ditës së Bastille, e njohur ndryshe edhe si ditë Kombëtare e Francës.
Në fjalën e saj ambasadorja franceze, Christina Vasak citoi Ismail Kadaren kur tha se “Shqipëria është shteti më i hapur drejt ndërtimit evropian”
“Populli shqiptar ka luftuar me gjithë forcën e tij për të shmangur ndarjen nga Evropa. Puna për Shqipërinë sapo ka filluar dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë ose ndryshe takimi në qershorin e ardhshëm do të prishet. Barra i bie klasës politike, shumicës dhe opozitës, ka të bëjë me të gjithë”, tha Christina Vasak
Çdo qytetarë shqiptarë e meriton Evropën, u shpreh diplomatja franceze.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/