Deputeti i PS nxjerr krimin e ministrit me tokën bujqësore, ç’ndodhi pas...

Deputeti i PS nxjerr krimin e ministrit me tokën bujqësore, ç’ndodhi pas 10 muajsh…

152
0
Shares

Krim me tokën bujqësore e ka cilësuar deputeti i PS-se, Erjon Braçe, njëkohësisht edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë  atë që ndodh me tokën bujqësore.

Në faqen e tij ne Facebook, Brace shkruan se 10 muaj më parë i ka kërkuar ministrit Niko Peleshi të ndërhynte e të verifikonte kontratat e dhënies së tokës bujqësore me qera tek biznesmenë të ndryshëm, që s’kanë lidhje me bujqësinë.

KRIMI ME SUPER TOKEN BUJQESORE!

10 MUAJ PASI I KERKOVA MINISTRIT TE NDERHYNTE!

10 muaj me pare, i kerkova ministrit te Bujqesise, te verifikonte zbatimin e kontratave te

dhenies se tokes bujqesore me qira, tek biznesmene te ndryshem pa lidhje me bujqesine.

I solla te qarte rastin e nje siperfaqe mbi 100 hektare, ne Sektor Ferras-njesia Grabian, bashkia Divjake!

Nje kontrate e dites se fundit e qeverise Berisha per Luleshtrydhe, Rukola e Fasule,

ishte nenkontraktuar per te kultivuar oriz mu aty!!!!

10 muaj me pas, gjendja eshte kjo ne kater fotot e para; Sic duket, ne toke nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule, madje nuk ka as oriz!

Ka vec ferra! Toka pas “kultivimit” te orizit u shkaterrua deri ne kete gjendje!

Ka marre fund-me thane bujqit ne Ferras! Ky eshte krim me super token bujqesore, minister!

Troc e qarte, krim! Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!

Nderkohe, pikerisht ne, kemi ndertuar te gjithe infrastrukturen aty;

Vaditje, kullim dhe rruge.

Nderkohe, bujqit siper ne koder-Spolata eshte aty, nuk gjejne me asnje centimeter toke per serat e tyre;

bujqit ne parcelat ngjitur, mirembajne token me punen e shpenzimet e tyre, madje deri ne bukuri.

Shihini pamjet!

Ndekohe akoma, ne te Divjakes, vijojme te sherbejme fort per kominitetin,

me sa fuqi mundemi- vaditje e kullim, sic ne keto foto ne Cerme Sektor,

madje duke shpetuar edhe banesat e fundit, lene nen meshiren e ujrave!

Diferenca eshte e thelle! E dini pse? Sepse prona publike nuk mbrohet si “e jona”,

madje nga “e jona” e dorovisim si “e tyre” dhe, ata e shkaterrojne si “e jona”!

Kaq!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY