Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar mesazhin e një qytetari nga Lezha drejtuar ministrit Fatmir Xhafaj, i cili ka denoncuar mbajtjen pa të drejtë prej 3 ditësh në burg të shtetasit Gjin Uku.
Në mesazh evidentohet arrestimi i paligjshëm i këtij qytetari dhe i kërkohet Ministrit të Brendshëm Xhafaj lirimi i tij i menjëhershëm dhe kthimi pranë familjes.
POSTIMI I BERISHES:
Denoncohet terrori policesk i Fatzi Droges ne Lezhe!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirdita zoti ministër,
Sot banda e policise në Lezhe ka ndalu nje “kriminel te rrezikshem” baxhanakun tim duke çu nusen e ti ne punë.
Fukarej te shkundur pa asnje shprese fale qeverise tuaj te korruptuar dhe te rrezikshme,ky kriminel i uritur baxhanaku im po udhetonte me nje motorçiklet te vjeter por jo te vjedhur pronë e vetme e tija.
Ka 3 dite qe eshte ne burg babai 3 femive dhe qytetari i varfer po i ndershem Gjin Uku!
Kjo jo vetem qe shkel te drejtat e njeriut po ju ban edhe ju me faj zoti Xhafa per kto arrestime te jashteligjeshme duke vertetuar etiketimet apo pershkrimet per te kalumen tuaj.
Kerkoj urgjentisht te lirohet i arrestuari padrejtesisht zoti Gjin Uku dhe ti jepet ndihma siç e lejon ligji dhe të kthehet një orë e më parë pranë familjes së tij.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/