‘Basti i fundit’ finalizohet me kapjen e 31 vjeçarit, i cili ishte pronari i një pike llotoje ku prodhonte dhe shiste lëndë narkotike.
Policia ka arrestuar në Kavajë, Erti Kadiun, pas akuzës për organizim të lotarive të palejuara dhe për prodhim e shitje lëndësh narkotike.
Në kontrollin e banesës janë gjetur dhe disa fishekë, para, dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe celularë dhe mjet Ford.
Njoftimi i plotë
Kavajë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Basti i Fundit”.
Arrestohet pronari i një pike llotoje për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.
Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).
Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– 4 kompjuterë lojërash fati
– 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë
– 45 fishekë model 56
– 15 fishekë model “Parabelium”
– 9 fishekë model 54
– një sasi në lekë dhe dollarë
– peshore elektronike
– 6 aparate celularë
– mjeti tip “Ford”
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278 të Kodit Penal.
KavajëFinalizohet operacioni policor i koduar “Basti i Fundit”.Arrestohet pronari i një pike llotoje për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin:- E. K, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :- 4 kompjuterë lojërash fati- 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë- 45 fishekë model 56- 15 fishekë model “Parabelium”- 9 fishekë model 54- një sasi në lekë dhe dollarë- peshore elektronike- 6 aparate celularë- mjeti tip “Ford”Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278 të Kodit Penal.
Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 12 juillet 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/