Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vetting/Me disa kredi bankare të paqarta, radha e prokurorit Adriatik Cama

11/07/2018
FOTO GALERI/ Hidhet shorti i vettingut në Prokurorinë e Tiranës, ja të përzgjedhurit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurori i Tiranës, Adriatik Cama do të përballet mëngjesin e sotëm në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Seanca dëgjimore nis në orën 10:00.Procesi i rivlerësimit do të drejtohet nga Genta Tafa Bungo, me anëtarë Suela Zhegun dhe Pamela Qirkon.

Prokurori Cama i është nënshtruar vetingut me përparësi, pasi është njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Para se të emërohej prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitin 2010, ai ka punuar në Tepelenë dhe në Lushnje.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Adriatik Cama nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Adriatik Cama zotëronte pasuri familjare në vlerën e 3.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij rezulton e dyfishuar me një vlerë totale prej 7.9 milionë lekësh.

Pasuria e zotit Cama ndahet në 4.8 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 1.3 milionë lekë kursime të akumuluara në cash, një automjet me vlerë rreth 1.1 milion lekë dhe likujditete në bankë në vlerën e rreth 700 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare të prokurorit Cama kapin vlerën e rreth 24 milionë lekëve për të gjitha vitet e deklarimit. Paga nga funksioni dhe ajo e familjarëve përbën pjesën dërrmuese të të ardhurave, ndërkohë që 6.1 për qind e tyre përbëhet nga të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 vite të deklaruara të zotit Cama dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca të pambuluara.

Megjithatë, BIRN ka evidentuar disa “flamuj të kuq” në analizën e deklaratave të pasurive të zotit Cama, të cilat lidhen me disa kredi bankare, një kontratë huaje dhe burimin e paqartë të një llogarie bankare.

Më konkretisht, në deklaratën e vitit 2009 subjekti deklaron blerjen e një ish-parkimi [garazh i përshtatur] për 18 mijë euro. Si burim të kësaj pasurie, Cama deklaron ndër të tjera edhe një llogari bankare me vlerë 600 mijë lekë, e cila nuk rezulton në deklarimet e mëparshme.

Një tjetër burim për shtimin e kësaj pasurie, i evidentuar si “flamur i kuq” është huaja prej 6 mijë eurosh me afat 5-vjeçar. Në fund të vitit 2017, rezultojnë të pashlyera edhe 4 mijë euro.

Gjatë viteve 2007-2017, subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë marrë gjithashtu disa kredi bankare pa shpjeguar qëllimin e përdorimit të tyre. Njëra prej kredive bankare në vlerën e 4 milionë lekëve është marrë për të shlyer kreditë e tjera dhe një pjesë e saj është mbajtur cash.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Tags: komisionikpkprokurori camaVettingvleresimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.