Votimi për Teatrin/ PS i akuzoi se ndërruan kartën e deputetit Bitrit,...

Votimi për Teatrin/ PS i akuzoi se ndërruan kartën e deputetit Bitrit, deputët e LSI reagojnë

114
0
Shares

Partia Socialiste i akuzoi  dy deputetët Edmond Panariti dhe  Endrit Braimllari se ishin ata që i ndërruan kartën deputetit Robert Bitri, I cili votoi në vend të Vangjel Tavos në seancën e së enjtes për teatrin.

Por Edmond Panariti e mohon në mënyrë kategorike dhe thotë se ky është një spekulim dhe mashtrim mjeran.

Ai gjithashtu ka ftuar deputetin Robert Bitri që në emër të integritetit të dëshmojë se ai vetë e ka përdorur kartën e deputetit dhe kjo është lehtësisht e provueshme.

“Nuk arrij ta besoj!! Nje spekulim dhe mashtrim mjeran permendja e emrit tim si deformues i procesit te votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, ne emer te integritetit te tij te deshmoje se ai e ka perdorur karten e tij te deputetit ne momentin e uljes ne vendin e tij dhe kjo eshte lehtesisht e provueshme… Kaq”, deklaron Edmond Panariti.

Ndërkohë të njëjtën qëndrim ka mbajtur dhe Endrit Braimllari, i cili është shprehur si më poshtë:

Procedurat e votimit janë përgjegjësi totale e kryetarit te Kuvendit, i cili mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e votimit, urdhëron stafin ne çdo procedure votimi te verifikoj kartat, është ai përgjegjësi. Kurse presa i përket Bitrit ai e mban kartën ne portofol dhe çdo veprim është intrigë e rilindjes. Nuk është përgjegjësia jone për kartat, por është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit të bej verifikimet. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY