Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti/ Partitë politike në Shqipëri, më të korruptuarat e rajonit

09/07/2018
KQZ miraton fondin prej 65 milionë lekë për partitë politike, ja sa do të marrin PS e PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partitë politike, gjyqësori, doganat dhe sistemi shëndetësor perceptohen nga shqiptarët që kanë nivelin më të lartë të korrupsionit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Konkluzioni ka dalë nga barometri i Opinionit Publik të vitit 2018, i publikuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Mbi 6000 të anketuarve nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Kosova, mali i Zi dhe Serbia u është drejtuar pyetja “Në çfarë mase ju bini apo nuk bini dakord që kategoritë e mëposhtme në ekonominë tuaj janë të ndikuara nga korrupsioni?”, ku në kategoritë kryesore përfshihen: partitë politike, sistemi gjyqësor, doganat, mjekësia e kujdesi shëndetësor, parlamenti, policia, media, zyrtarët publikë, sistemi i edukimit, sektori privat, OJF-të, ushtarakët, institucionet fetare.

Nuk ka asnjë habi, që shqiptarët mendojnë se kategoria më e korruptuar në vend janë politikanët, me një indeks prej 88 pikësh, që është më i larti në rajon për të gjitha kategoritë. Shtetet e tjera, qytetarët e të cilëve mendojnë se politikanët e tyre janë më të korruptuarit janë Bosnja (83) dhe Kosova (82). Malazezët janë ballkanasit që mendojnë se politikanët janë më pak të korruptuar.

Shqipëria kryeson dhe për perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në sektorin gjyqësor, me 87 pikë. I dyti është Bosnja me 81 pikë. Shtetasit e Kosovës kanë mendimin më pozitiv për gjyqësorin, të ndjekur nga malazezët.

Kategoria e tretë, ku kryesojmë për korrupsionin është shërbimi mjekësor dhe shëndetësor, me 82 pikë. Edhe në këtë kategori na ndjek pas Bosnja (80), ndërsa opinion më pozitiv për mjekët kanë në Kosovë.

Nuk ndryshon shumë perceptimi as për doganat, që janë të katërtat më të korruptuarat në vend, sipas opinionit të publikut, por sërish kryesojmë në Ballkan, të ndjekura nga Bosnja, e në fund vjen Kosova.

Për kategoritë e tjera, perceptimi për korrupsionin ulet, teksa është shumë më i lartë në Bosnjë, duke bërë që Bosnja të rezultojë me nivelin më të lartë në total të këtij treguesi, ndërsa Shqipëria renditet e dyta.

Kategoria më pak e korruptuar në Shqipëri janë institucionet fetare (21 pikë. Krejt ndryshe është perceptimi për fenë në vendet e tjera të rajonit, që nuk e shohin me aq pozitivitet sa Shqipëria, sidomos në Bosnjë , me 61 pikë.

Raporti thekson se “Bosnja dhe Hercegovina kryeson tabelën e perceptimit të korrupsionit me një përqindje të lartë të anketuarve që raportojnë rreth praktikave korruptive në të gjithë kategoritë institucionale të anketuara. Së bashku me të anketuarit nga Bosnja dhe Hercegovina, individët nga Shqipëria kanë më shumë gjasa të perceptojnë partitë politike, gjyqësinë, doganat, shërbimet mjekësore dhe shëndetësore, si më të korruptuara sesa pjesa tjetër e rajonit.

Besimi në Ballkan në rritje

Në tërësi Barometri i Ballkanit për opinion publik vlerëson se besimi dhe kënaqësia e publikut, ndërsa është ende poshtë mesatares, po vjen në rritje. Për periudhën 2014-1017, Indeksi i besimit Publik është rritur nga 35 në 42, duke shfaqur një tendencë që ngjall optimizëm për të ardhmen, thekson raporti.

Shqipëria qëndron në mbi mesataren e rajonit, me një indeks prej 44, duke lënë pas Serbinë (42) dhe Bosnjën që e ka këtë tregues mjaft të ulët, në vetëm 31, duke ndikuar në performancën e gjithë Ballkanit.

/Monitor

Tags: korruptuarapartite politikeraporti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.