Drilon Lama dhe Dashamir Hajha u plagosën rëndë nga shemja e godinës e cila u ra përsipër. Ngjarja ka ndodhur në Laç.
Të rinjtë po shembnin godinën për t’i marrë hekurin, ndërkohë ajo është shembur dhe një pjesë e saj i ka zënë poshtë.
Mësohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin e Traumës, Tiranë për shkak të plagëve të marra, ndërsa raportohet se i dëmtuari tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.





