Në mungese te punës në Shqipëri, shume qytetarë shqiptare,me se shumti te rinjte janë larguar nga vendi per ne shtete te tjera Europine.
Duhet thënë se atje kanë hasur shumë vështirësi dhe një rast i tillë vjen në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Një emigrant shqiptar në Gjermani, i ka shkruar ish-kryeministrit ku i tregon për hallin e tij, pasi ai nuk është paguar për punën që ka bërë ne Gjermani.
Sipas qytetarit kompania ku ai punon e cila drejtohet nga një shtetas kosovar, pavarësisht se i ka shfrytëzuar, nuk i ka paguar.
POSTIMI I BERISHES:
Një skemë kriminale mashtrimi për punësim!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb
“Pershendetje zoti Sali Berisha. Jam nje emigrant qe nga viti 1992 ne greqi por tani aktualisht gjendem ne gjermani, ne gjermani njhoha nje nga kosova qe thonte qe ka firm ndertimi edhe un e besova, me beri kontrat pune edhe u futa ne pun por avash avash mesoj qe aj nuk pagunte asje puntor ,qe te gjith ja te shqiperis.po mesova qe asnjeri nuk ishte pagu edhe duke I pyetur sesa kohe keni edhe nga kush e keni njohur me thon se neper mjes fcb agjensi punsimi ne gjermani qe ju marrin 500 ero per ti prezantuar me kosovarin I cili quhet besi nga lushnia qe banon ne tiran edhe njeri nga fieri te cilit sja kam mesuar emrin.Por rezulton se asjne nuk esht paguar edhe une me ata qe jam me dekumenta greke me te drejt pune ne evrop.Po ka prokori shteti jon shqiptar te arrestohen ne menyr flakrance se po shkaterrojne jeten e rinis shqiptare.Ju kerkoj sa me shpejt te kapen keta persona qe I pajisin edhe me pashaporta greke fallco.Se do kalben neper burgjet e gjermanis,edhe sa per kete kosovarin te lajmerosh shtetin gjerman se po I shfytzon ne maksimum edhe si pagun ase edhe nje. Po te doni ju jap te dhenat edhe te kosovaritPor ju lutem mos e popliko se vetem une edhe vllaj im kemi qen me letra te rregulla greke edhe do ekuptojne se jam un aj qe te shkruajtse na ka len ne mes te rruges pa asje lek.Po te vihen ne fuksjon prokuroria e shtetit e te dalin para drejtesis.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/