Historia e pazakonte e 14 vjeçarit : Nëna me braktisi, se dua...

Historia e pazakonte e 14 vjeçarit : Nëna me braktisi, se dua !

156
0
Shares

Të flasësh për fëmijët dhe fatin e tyre është shumë e vështirë dhe të tilla histori janë të shumta në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ata janë më të pafajshmit dhe shpesh bëhen viktima të këtij realiteti. Sot në emision ka ardhur një dramë e vërtetë njerëzore, e një fëmije që nuk e ka njohur dhe as nuk e ka parë dashurinë e nënës në asnjë dimension

 

 

Lorenc Hysa është 14 vjeç dhe jeton në Tiranë. Ai është rritur nga gjyshja dhe gjyshi pasi në njëfarë mënyre ka humbur të dy prindërit e tij.

Por si është historia e kësaj familjeje?
Në 2004 Përparimi martohet me Blertën dhe nga kjo martesë erdhi në jetë Lorenco që sot është 14 vjeç. Përparimi kishte probleme me alkoolin, nuk kishte një sjellje të mirë, ndaj kur Lorenco ishte 6 muajsh Blerta largohet nga shtëpia dhe shkon tek prindërit e saj duke e lënë të birin tek vjehrrit.

Përparimi shkonte sa në Greqi e sa në Itali dhe në atë kohë kur Blerta u largua ndodhej në Greqi. Ajo punonte në një rrobaqepësi, nuk kishte mundësi ta mbante djalin tek prindërit e vet ndaj e la aty dhe gjyshi i djalit, Fatmir Hysa së bashku me bashkëshorten u kujdesen për nipin.

Pas disa muajsh nga largimi i saj Fatmiri i thotë Blertës që ai dhe gruaja do shkonin në Itali për të rinovuar dokumentet, pasi atje kishin edhe fëmijët e tyre dhe gjatë kësaj kohe do ta mbante ajo Lorencon. Bien dakord për këtë gjë dhe ata para se të largoheshin e çuan Lorencon tek shtëpia e prindërve të saj.

Kur ata ishin në Itali, vajza e tyre i merr në telefon dhe iu thotë se Blerta ka ikur në Itali dhe djali është me prindërit e saj në shtëpinë e tyre. Ata u kthyen dhe e morën Lorencon në shtëpinë e tyre.

Pas disa vitesh kur Lorenco ishte gati 6 vjeç Blerta erdhi nga Italia dhe e mori ne telefon duke i kërkuar ish-vjehrrit që të takonte djalin. E mori atë natë të flinte tek shtëpia e saj, por ditën tjetër kur Lorenco shkoi në shtëpi ishte shumë i shqetësuar. Edhe Blerta kishte marrë në telefon dhe kishte pyetur se si ishte djali. Më pas nuk ishte bërë më e gjallë.

Në moshën 6-vjeçare, Lorenci humbet babain pasi Përparimi në vitin 2001 kryen vetëvrasje duke e lënë të vetëm djalin e tij i cili sapo kishte nisur klasën e parë.

Blerta as u duk fare. Fatmiri e kërkonte, shkoi në Itali ta takonte ku ajo jeton me njerëzit e saj dhe i thotë që ose ta merrte ajo djalin ose t’iu jepte një prokurë përfaqësie që ata të kishin mundësi ta merrnin djalin me vete në Itali. Ajo nuk pranoi duke iu thënë se djalin do ta merrte vetë ajo, por kur t’i bëhej mbarë.

Fatmiri hapi gjyq dhe kërkuan që ta merrnin në kujdestari Lorencon por gjykata nuk pranoi, raporton “BalkanWeb”.
Por Lorenco nuk pranon as ta takojë nënën e tij. Ka vetëm një përgjigje të ftohtë ky i mitur kur e pyet për nënën: “Nuk e njoh dhe s’dua ta takoj”.

Fatmiri dhe e shoqja nuk kishin asnjë kundërshti dhe as tani nuk e kundërshtojnë që ai të rritet me nënën e vet. Ata mendojnë se kjo është më e mira, por duhet një periudhë kohe që ai të mësohet me nënën e tij dhe të mos merret dhunshëm.

Ai është 72 vjeç dhe mundësitë për të punuar dhe për të rritur nipin tashmë janë të pakta, kërkon ndihmën e psikologes që nipi të pranojë nënën e tij si dhe ndihmën e avokates që çfarë do që të ndodhë nipi të ketë një pension apo ndihmë sociale ku të rritet si gjithë fëmijët e tjerë.
I pyetur se çfarë kujton nga takimi me nënën, Lorenco kërkon vetëm një prokurë që mund ta lejojë të ikë në Itali me gjyshërit.

“Nuk dua t’i kujtoj. Dua që të më hapë rrugët të iki jashtë shtetit. Do jetoj me gjyshin”, thotë 14-vjeçari.
Dhe gjyshi i tij Fatmiri kërkon një zgjidhje për të ardhmen e djalit.
“Për këtë djalë kam ardhur këtu, që djali të marrë një zgjidhje”.

Mbesa e Blertës, Alketa, 24 vjeçe ka telefonuar gjatë emisionit nga Italia dhe duke qarë i ka dalë në mbrojtje tezes së saj.
“Tezja ime po punon për çunin e vet, po lodhet, ka vite. Nuk ka vazhduar jetën e vet vetëm për çunin. Duke u munduar të gjithë ne, jo vetëm tezja por të gjithë ne për t’u afruar me djalin. Tezja vetëm për çunin jeton. Është munduar ta marrë. Kemi qenë për Vit të Ri për të takuar djalin dhe njerëzit e atij nuk e kanë lënë të afrohet. Unë e mbaj mend para 4 vitesh kemi vajtur poshtë ballkonit dhe djali nisi të qante. Nuk e di çfarë ka ndodhur është tmerruar djali.
Tezja ime është në punë, pastron shtëpitë. I ka blerë shtëpi në Tiranë për djalin. I ka krijuar kushtet për të e do që ta marrë”, tha Alketa.

Kur u pyet se përse e ëma nuk e ka marrë djalin në telefon për ditëlindje, ajo tha se numri që ka pasur i ka dalë i fikur por edhe kur është përpjekur vetë të flasë më djalin në rrjetet sociale e kanë bllokuar.
“Sepse një numër telefoni që kishte të fiksit i ka dalë i fikur. Ditëlindjen e djalit e festojmë gjithmonë. Unë i kam shkruar vetë në ‘Facebook’ dhe sa herë i kam shkruar më ka bllokuar”, tha mbesa mes lotësh.

Lorenco e ka pranuar që e ka bllokuar, duke përsëritur se nuk do që të takohet apo të rrijë me të ëmën.
“Po e kam bllokuar. Jo, mamin nuk kam komunikuar. Nuk e njoh fare. Si ta takoj unë atë. Nuk doja. Kur të rrinë ata 6 vite larg pa më takuar… Më ka braktisur që 4 muajsh.”, tha Lorenco i ndrojtur.

Ndërkaq avokatja Nexhi Beqiri konfirmoi se nëna e Lorencos nuk kishte paguar asnjë lek gjatë këtyre viteve për djalin e saj edhe pse ishte ajo kujdestarja ligjore. Por mbesa e Blertës, tha se gjyshërit e djalit i kanë thënë se nuk kishte nevojë.

Psikologia ka folur me Lorencon por edhe stafi i emisionit për ta bindur që të takohet dhe komunikojë me nënën. Ndërsa moderatorja Evis Ahmeti ka ftuar Blertën apo dhe familjen e saj të bëhen pjesë e emisionit dhe në ditët në vijim.

Gjatë emisionit ka telefonuar edhe një fqinj i gjyshërve të Lorencos, që shumë i prekur ka treguar se ata janë kujdesur në mënyrë shembullore për nipin e tyre, kurse nëna nuk ka dashur t’ia dijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY