Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Tiranë, Durës dhe Elbasan, ja dëmet e shkaktuara nga tërmetet e ditës se djeshme

05/07/2018
DETAJE/Tiranë, Durës dhe Elbasan, ja dëmet e shkaktuara nga tërmetet e ditës se djeshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë pasi Shqipëria u godit nga një numër i madh tërmetesh, policia e Shtetit ka dhënë një  të detajuar në lidhje me situatën.

Bëhet me dije se janë dëmtuar shumë banesa në kryeqytet dhe zonat periferike, ndërsa sqaron se po punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.

Dëme të mëdha materiale ka pasur edhe në Qarkun e Durrësit, në Hamallaj, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit, ku janë dëmtuar shumë banesa. Fatmirësisht, uniformat blu njoftojnë se nga lëkundjet nuk ka pasur njerëz të lënduar.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Më datë 04.07.2018, rreth orës 11.00, në Qarkun e Tiranës, nga lëkundjet e tërmetit, janë dëmtuar; në Tiranë, 22 banesa, në Fushë Mëzez, një banesë, në  fshatin Muçaj, një banesë, në  Institutin Bujqësor, tre banesa, në Ndroq, një dyqan, në Bodër Mëzez, një banesë, në Paskuqan, një banesë, në fshatin Domje, një banesë, në Kamëz, tre banesa, në Sauk i Vjetër, dy banesa, në fshatin Brar, një banesë, në fshatin Laknas, dy banesa, në fshatin Muçaj, Vorë, një banesë, në fshatin Picall, një banesë, në fshatin Marqinet, dy banesa, në fshatin Kus, Kashar, një banesë, në fshatin Sauqet, Ndroq, katër banesa, në Zallbastar, një banesë, në fshatin Ferraj, një banesë, në Yzberisht, rruga “Besim Alla”, ka dëmtime në një pallat dhe dy banesa, në Bathore, një banesë, në Babrru, dy banesa, në fshatin Durishtë, Petrelë, një banesë, në Krrabë, një banesë, në Tabizë, një banesë dhe në fshatin Grecë, Pezë, një banesë. Punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Më datë 04.07.2018, rreth orës 11:00, në Qarkun e Durrësit, pati lëkundje tërmeti, me qendër në Hamallaj, rreth gjashtë ballë, si pasojë ka pasur dëme materiale në fshatrat Hidrovor Hamalle, janë dëmtuar katër banesa, në fshatin Manez e Vjetër, dy banesa, në fshatin Radë, dy banesa, në fshatin Shkafane, një banesë, në fshatin Ishëm, një banesë, në fshatin Gjuricaj-Fushë, katër banesa, në fshatin Lalëz, një banesë, në fshatin Karreç Koder,  katër banesa, në fshatin Katund i Ri, Sukth, 4 banesa, në Krujë, gjashtë banesa, në fshatin Derven, dy banesa, në fshatin Bushnesh, dy banesa, në fshatin Brret, dy banesa dhe në Fushë-Krujë, një banesë. Punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Më datë 04.07.2018, në Qarkun e Elbasanit, si pasojë e lëkundjeve të  tërmetit janë dëmtuar, në Cërrik, një banesë dhe në fshatin Shingjon, njësia administrative Bradashesh një banesë.

Në qarqet e prekura nga tërmeti nuk ka patur njerëz të lënduar dhe nuk ka raportime për dëme të tjera materiale.

Tags: DurresElbasantermetetirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.