Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alibeaj:Arta Marku ka shkelur ligjin, procesi i vettingut është rrënuar

04/07/2018
PD ashpërson gjuhën: Të largojmë Edi Ramën një orë e më parë
Share on FacebookShare on Whatsapp

TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Aliebaj, i ftuar në rubrikën “Opinion”, foli për kalimin e kryeprokurores të përgjithshme të përkohshme Arta Marku në sitën e Vettingu-t.

Pas rikonfirmimit të saj në detyrë, deputeti i djathtë tha se ky është një proces politik i mazhorancës, lëvizje politike që ka kapur sistemin e prokurorisë.

Sipas Alibeajt sot nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, e rrjedhimisht nuk ka kontroll ndaj mazhorancës.

“Nuk ishte në diskutim përkohshmëria apo përheshmëria, kjo dihej që në fillim. Ishte një proces politik i mazhorancës, që ishte lëvizje politike për të kapur sistemin e prokurorisë, e në atë rast për të rrënuar reformën në Drejtësi. Mënyra si u emëruar personat në Vetting, kemi pasur dyshimet tona, dhe sot kemi prova.

Janë dhënë rreth 11 mijë vendime për gjyqtarë e 4-5 vendime për prokurorë. Ky Vetting po bëhet politikisht i kontrolluar, kjo është dilemë e madhe. Vettingu nuk është as cilësor dhe as i njëtrajtshëm. Arta Marku është një nga provat e sotme. Dje vetë përfaqësueit e OMN-së ngritën disa shqetësime ligjore.

Ajo ka kryer shkarkime e emërime, ligji nuk e lejon pasi ajo është cilësuar e përkohshme, e thoshin që do rri shumë pak. Madje në betim edhe vetë Arta Marku tha që nuk do të bëj asgjë. Ka shumë prokurorë që janë shkarkuar nga Arta Marku, duke shkelur ligjin.

Është fare e qartë që procesi i Vettingut, shpresa e fundit që mund të bëhej një sistem drejtësie në Shqipëri, e kërkuar nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët, element për hapjen e negociatave, shikoni si është rrënuar. Ngrehinë që është ngritur me shumë sakrifica e vuajtje.

Ne nuk kemi besuar që në fillim te ky lloj procesi, se kemi motivin. Qeveria ka motive të forta që të mos lejojë drejtësinë e re të bëhet. Se pushteti do ishte gjahu i parë, kjo qeveri, këta ministra, ky kryeministër. Pse do krijojnë ata një trupë që do i fuste në burg?

Ka gjykatës që kaluan Vettingun, por që kanë probleme me pasurinë. Pse disa prokurorë e gjykatës me probleme kalohen e disa të tjerë jo?” tha Abileaj.

Tags: Arta Markuenkeleid alibeajVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.