Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

U vetëvar pas debatit me prindërit, 13-vjecari nuk duroi akuzat për vjedhje

04/07/2018
Gjendet i vetëvarur në banesë një 23-vjeçar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vetëvaret në pemë fëmija 13 vjeç, pasi e akuzuan për vjedhjen e një varëseje floriri.

Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e djeshëm në Maqellarë të Dibrës. Policia bëri të ditur se fëmija me inicialet F.R. është gjetur i vetëvarur në një pemë, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjekoligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zyrtarë të Drejtorisë së Qarkut Dibër pohuan se të dielën pasdite, fqinjët e të miturit F.R. kanë dëgjuar zënka në familjen e tij, por nuk thonë se cilat ishin shkaqet e sherrit. Të njëjtat burime saktësojnë se 13- vjeçari pasi është konfliktuar me prindërit e tij, është larguar nga shtëpia.

Kjo ka ndodhur pak orë pasi ka rënë nata e së hënës. Prindërit janë interesuar për ta gjetur djalin e tyre, por e kanë pasur të pamundur. Të martën në mëngjes, ata kanë rinisur kërkimet dhe fatkeqësisht e kanë gjetur të pajetë, teksa ishte vetëvarur në degën e një kumbulle. Britmat e prindërve janë dëgjuar edhe në fshat, çka ka vënë në alarm banorët, të cilët janë grumbulluar në vend.

Menjëherë është njoftuar Policia, e cila ka nisur hetimet. “Fillimisht, dyshuam se kishim të bënim me vrasjen e të miturit. Por nga hetimet paraprake, rezulton se i mituri F.R. është vetëvarur me një litar. Ne po hetojmë në të dyja pistat, por kjo më shumë mund të konsiderohet një vetëvarje”, bënë të ditur burime të Policisë së Dibrës. Prindërit nuk janë marrë ende në pyetje në mënyrë të detajuar për ngjarjen, pasi ata dje kanë organizuar ceremoninë mortore.

Ngjarja ka shokuar jo vetëm familjarët e viktimës, por gjithë banorët e Maqellarës. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur për “Panorama” se menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mësohet se në orët e pasdites, 13-vjeçari ka luajtur futboll në livadhet e fshatit Kërcisht, bashkë me moshatarët e tij. Pas mbarimit të ndeshjes, ai është larguar në banesë. Por një bashkëmoshatarit të tij, duke luajtur, i kishte humbur një varëse floriri. Ai ka dyshuar se e kishte gjetur atë në fushë pikërisht 13- vjeçari, ndaj ia ka kërkuar t’ia kthente pas. I mituri e ka mohuar një fakt të tillë dhe më pas është larguar për në banesën e tij. Por, bashkëmoshatari i tij i ka shkuar mbrapa, duke i kërkuar varësen edhe në sy të prindërve. Këta të fundit, sipas të dhënave nga grupi i hetimit, i kanë kërkuar djalit të nxirrte varësen nga ku e kishte fshehur.

Por i mituri ka këmbëngulur sërish se nuk kishte dijeni dhe as e kishte gjetur ai varësen e humbur. Mesa duket, akuza e shokut të tij dhe e prindërve e ka lënduar të miturin dhe ai është larguar menjëherë nga shtëpia. Prindërit nuk e kanë kërkuar fillimisht, duke menduar se ai do të kthehej, por vonesa e tij i ka vënë në alarm dhe kanë kërkuar gjithandej. Vetëm të nesërmen në mëngjes, trupi i tij është gjetur pa jetë. Mësohet se familja prej pesë anëtarësh jetonte në kushte të vështira ekonomike pasi dy prindërit ishin të papunë, kishin pak tokë dhe trajtoheshin me ndihmë ekonomike.

Tags: akuza per vjedhjeDibervetvarje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.