VIDEO/ Tronditëse, si u dogjën të gjallë çifti nga Elbasani, arsyeja

VIDEO/ Tronditëse, si u dogjën të gjallë çifti nga Elbasani, arsyeja

218
0
Shares

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e vona të mbermjes së djeshme në Elbasan, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre. Shyqo (Vasil) Liçi, 65 vjeç dhe gruaja e tij Sabire Liçi, 60 vjeçe u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan të Elbasanit, por dyshimet e policisë janë se kryefamiljari i vuri vetë flakën banesës.

Akti ekstrem, sipas informacioneve paraprake  dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh. Policia thotë se një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua.

Bombolat e gjetura përforcojnë dyshimin që në kushtet e një tronditjeje të thellë psikike kryefamiljari t’i ketë vënë vetë zjarrin banesës. Edhe fqinjët kanë thënë për policinë se 65-vjeçari ishte në depresion për shkak të problemeve familjare.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

Më poshtë  një video e raportuar nga ‘BalkanWeb’ tregon  pamje nga kati i parë i banesës, ku shihet një bombol gazi, e cila duket se ka shkaktuar gjithçka, ndërsa përreth duket pëlhuri i zi. Gjurmët e tragjedisë shihen që në hyrje të shkallëve, ndërsa një palë këpucë burrash qëndrojnë tek dera kryesore. Flakët si fillim janë përhapur në një nga paradhomat e shtëpisë dhe më pas janë djegur kolltuqe dhe orendi shtëpiake.

Mësohet se trupat e pajetë të çiftit u nxorën nga banesa rreth orës 02:00, ndërsa ndodhen në morgun e Elbasanit.

Shkrumb e hi, çfarë ka mbetur pas zjarrit në banesën e çiftit në Elbasan

Shkrumb e hi, çfarë ka mbetur pas zjarrit në banesën e çiftit në Elbasan

Publiée par BalkanWeb sur Mercredi 4 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY