LAJM I FUNDIT/Trump propozon ambasadoren e SHBA në Shqipëri, emri

LAJM I FUNDIT/Trump propozon ambasadoren e SHBA në Shqipëri, emri

147
0
Shares

Trump propozon ambasadoren e re në Shqiëri. Kathleen Ann Kavalec do të jetë ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri.

Kathleen ka një karrierë prej 30 vitesh në diplomaci.Është Senati ai që do të votojë për propozimin e presidentit Trump.

Kush është Kathleen  Ann Kavalec?

Kathleen Kavalec mori detyrën e saj si Zëvendës Ndihmës Sekretare në gusht 2015. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Çështjet Politike dhe Rajonale. Më parë, ajo shërbeu si Drejtoreshë  për Çështjet Ruse në të njëjtën Byro.

Para kësaj, ajo ishte Zëvendës Shefe e i Misionit dhe Zëvendës Delegate e përhershme në Misionin Amerikan në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Paris (2010-2013).

Nga 2009-2010 Znj. Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Ndihmën e SHBA-së në Evropë, Eurazi dhe Azinë Qendrore. Ajo gjithashtu shërbeu nga 2008-2009 si drejtuesja e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim. Detyrat e saj jashtë shtetit  përfshijnë turne në Ukrainë, Rusi, Rumani dhe Brazil.

Znj. Kavalec është diplomuar  në Shkencat Politike nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe më vonë në Shërbimin e Jashtëm nga Universiteti Georgetown. Gjuhët e huaja që ajo zotëron , përfshijnë rusishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten, rumunishten dhe ukrainishten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY