Vdekja e shoferit të ministrit/ Ku shkoi Shkëlzeni një ditë para ‘vetvrasjes’?

Vdekja e shoferit të ministrit/ Ku shkoi Shkëlzeni një ditë para ‘vetvrasjes’?

371
0
Shares

Priten vetëm përgjigja nga laboratori shkencor për gjurmë të tjera në gëzhojat dhe te kallashnikovi për të vendosur përfundimisht se Shkëlzen Qordja është vetvrarë. Ende mendohet se 31-vjeçari qëlloi veten me një plumb në kokë mëngjesin e së shtunës dhe u gjet i pajetë në ambjentet e gardës.

Hetuesit deri më tani kanë marrë përgjigjen se në dorën e djathtë të Shkëlzen Qordjas kishte gjurmë të armës, çka del në përfndimin se armën kallashnikov MP5 e ka shkrepur vet ai. Por çfarë lëvizjesh ka kryer 31 vjeçari sipas grupit hetimor që çuan atë  drejt ‘vetvrasjes’?

Shkëlzen Qordja ka shkuar në Gardën e Republikës ditën e premte, një ditë para vetvrasjes, me makinën që përdorte Ministri i Brendshëm.

Më pas ai ka dalë nga Garda në orët e mbasdites të së premtes me automjetin e tij personal dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës, me të njëjtën makinë është rikthyer përsëri në gardë. Në këtë moment Shkëlzen Qordja ka shkuar në makinën që kishte Xhafaj, dhe aty është vetvrarë. Gjatë kohës që ka dalë nga Garda e Republikës me makinën e tij personale, Shkëlzen Qordja nuk ka shkuar në banesën e tij në Qytetin Studenti.

Familja e 31-vjeçarit është telefonuar në mëngjes nga Garda dhe babai i Shkëlzen Qordjas ka shkuar në ambientet e këtij institucioni pak minuta para se të gjendej trupi i pajetë i gardistit. Mbeten mister shkaqet e lëvizjeve gjatë natës të Shkëlzen Qordjas me makinë e tij personale dhe më pas të zgjedhë të vetëvritet në garazhin e Gardës së Republikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY