Euro vazhdon pikiatën e saj, bie serish

Euro vazhdon pikiatën e saj, bie serish

134
0
Shares

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të këmbimit një euro u këmbye sot me 125.84, me rënie të lehtë prej 0.09 pikë, duke shënuar ditën e tretë me rënie.

Burime nga tregu argumentojnë se zhvlerësimi i lehtë i euros ka qenë efekt i turistëve. Për shkak edhe të motit të paqëndrueshëm, pjesa më e madhe e turistëve kanë rezervuar pushimet e tyre në javë e parë të korrikut.

Ekspertët presin që euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.

Edhe dollari amerikan ka qenë i qëndrueshëm në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbyer me 108.11 lekë, me një rënie të papërfillshme nga fundi i javës së kaluar. Pasi preku nivelet e ulëta të këmbimit, duke kapur kuotën e 104 lekëve, dollari ka filluar që të çmohet, ndikuar edhe nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY