PD: ”Kryeprokurori Rama shet vrasjen e shoferit si skenar fantazie”

PD: ”Kryeprokurori Rama shet vrasjen e shoferit si skenar fantazie”

103
0
Shares

”Ngjarja tragjike me shoferin e Ministrit të Brendshëm është vrasje mafioze, nuk është skenar fantazie, siç do ta shesë kryeprokurori Edi Rama”, kështu shprehet nënkryetari i Partisë demokratike Edmos Spaho.

Në një deklaratë të tij, ai thotë se Edi Rama mohon ende çdo skandal që përfshin atë dhe qeverinë e tij në krim. Sipas tij, Rama i quan skenare fantazie të gjitha rastet kur qeveria e tij implikohet në skena krimi duke u përpjekur ti fshehë e manipulojë ato.

Skenaret që Rama i quan fantazi janë:

– transportin e  droges me avionë

– kanabizimin e vendit

-perfshirjen e Saimir Tahirit me Audin e tij AA 003 GB ne trafikun nderkombetar te droges

– denimin e Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombëtar droge

-përfshirjen e Taulant Ballës, në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove

– vrasjen mafioze të  shoferit  të cilën e quan vetëvrasje me 3 plumba

Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit duke u përpjekur të fshehë vrasjet dhe ti përcaktojë ato sipas mënyrës së tij.

Deklaratë e nënkryetarit të PD

Këto 5 vjet në pushtet Edi Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim!

Edi Rama quajti skenar fantazie edhe transportin e  droges me avionë.

Ai tha se kriminelet ne parlament dhe bashki ishin skenare makaber te opozites.

Kanabizimin e vendit Edi Rama e quajti njesoj si sot, skenar fantazie makaber.

Perfshirjen e Saimir Tahirit me Audin e tij AA 003 GB ne trafikun nderkombetar te droges bashke me Habilajt, Edi Rama e cilësoi skenar kriminal të opozitës.

Edi Rama mohoi për 5 vjet denimin e Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombëtar droge.

Tani, po mohon, me të njëjtat fjali, përfshirjen e Taulant Ballës, në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove, të kapura në Toyota Yaris vetëm pasi u denoncuam nga opozita.

Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës! Sepse më vend të së vërtetës dhe të Europës, Edi Rama zgjodhi Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, bashkëqeverisjen me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e shqiptarëve

Me Edi Ramën kryeministër dyert e Europës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe Qershorin tjetër.

Edhe për faktin se, për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit, duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY