Shkodër, ambasada e SHBA dhuron 31 karroca për tetra dhe paraplegjikët

Shkodër, ambasada e SHBA dhuron 31 karroca për tetra dhe paraplegjikët

111
0
Shares

31 karroca për para dhe tetraplegjikët e qarkut Shkoder, u dhuruan nga Ambasada Amerikane në bashkëpunim me një prej kishave katolike në këtë shtet. Ato janë punuar në fabrikë sipas përshtatjes me përmasat trupore të çdo përfituesi dhe shpërndarja u bë nga shërbimi social në bashkëpunim me zyrën e personave me aftësi të kufizuar, pranë shkollës “Ali Laçej”.

Valbona Tula, drejtoreshe e shërbimit social: Jepet pa asnjë kosto dhe kemi rregulluar që ky donancon të shkojë pranë familjes së tyre.

Tetë prej këtyre karrocave shkojnë për qendrën e zhvillimit, ndërsa bashkëpunimi është shpërndarë me shumë zyra të tjera, me qëllim lehtësimin e levizjes së ketyre personave.

Valbona Tula, drejtoreshe e shërbimit social: Një qytetar brenda rrethinave të Shkodrës ka gjetur ta gjejë një karrigë, ndërsa nga bashki të thella të qarkut Shkodër ky shërbim ka qenë i pamundur.

Kjo nuk është hera e parë që shpërndahen karroca me rrota për para dhe tetraplegjikët në Shkodër, por nevojat mbeten akoma të mëdha. Fatmirësisht muajt e fundit në shumë institucione është lehtësuar edhe aksesi për lëvizjen e këtyre personave si dhe kryerjen e shërbimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY