Vuri kamera në këpucë për të filmuar të pasmet e femrave, por...

Vuri kamera në këpucë për të filmuar të pasmet e femrave, por nuk mendoi gjatë për ‘detajin’

235
0
Shares

Një burrë në Wisconsin të Amerikës është plagosur pasi shpërtheu aparati i instaluar në këpucën e tij, thonë policia lokale.

32-vjeçari kishte instaluar pajisjen për të fotografuar gratë poshtë fundit në mënyrë të paligjshme.

Policia lokale thotë se ai u dorëzua vetë, por nuk u akuzua sepse nuk kishte marrë asnjë imazh ose video përpara se bateria e kamerës të shpërthente.

Shefi i policisë Madison Mike Koval shkroi për incidentin e pazakontë në një blog të botuar të martën.

“Kur ndodhi shpërthimi, ai mori trajtim për djegie të vogla, pastaj zbuloi atë që ndodhi me mentorin e tij, një klerik”,tha zyrtari David Dexheimer për gazetën e Shtetit të Ëisconsin.

Por ai shtoi se investigimi vazhdonte. Fotografitë nën fundin e femrave konsiderohet si akt i paligjshëm që dënohet me 3 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë deri në 10 mijë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY