Mbi 100 grabitje, si u zbulua banda shqiptaro-ekuadoriane në Spanjë

Mbi 100 grabitje, si u zbulua banda shqiptaro-ekuadoriane në Spanjë

89
0
Shares

Garda Civile në Katalunja në Spanjë ka shkatërruar një grup kriminale, i cili akuzohet për të paktën 100 grabitje në shtëpi kryesisht në provincën Girona, duke vjedhë para, stoli dhe pajisje elektronike. Gjashtë persona burgosur me origjinë shqiptare dhe ekuadoriane.

Hetimi filloi në korrik 2017 kur Mossos zbuloi disa grabitje tek shtëpitë e të njëjtit qiradhënës dhe përcaktoi se i kishte kryer i njëjti grup.

Hajdutët kishin automjete të ndryshme dhe shpesh të vjedhura, duke i përdorur ato për të udhëtuar përmes Katalonjës. Ata kanë përdorur edhe teknikën e dhunës për të penguar detyrën e policisë, siç shkruajnë mediat lokale.

Pavarësisht se ishte një grup prej dhjetë personash, vjedhjet gjithmonë i kryenin me grupe prej tre vetash, ku një vëzhgonte nga makina larg shtëpisë dhe dy të tjerët zhvillonin aksionin gjithmonë në orët e pasdites.

Pas arrestimeve, policia ka sekuestruar stoli, karta SIM, telefona dhe pajisje elektronike, si dhe mjete dhe veshje të përdorura në plaçkitje.

Më 27 qershor, grupi u paraqit në gjykatë, ku 6 persona janë lënë në burg dhe dy të tjerë janë lënë të lirë, edhe pse hetimi mbetet i hapur dhe arrestimet e mëtejshme nuk janë përjashtuar. /S.Ll/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY