5 fakte se si i mashtroi Veliaj aktoret, projektligji nuk ndryshon aspak

5 fakte se si i mashtroi Veliaj aktoret, projektligji nuk ndryshon aspak

165
0
Shares

Projektligji i ri i teatrit i miratuar dje nga qeveria është i njëjtë me projektligjin që ka hartuar Ministria e Kulturës në fillim të qershorit, në ndryshim nga propaganda qeveritare dhe nga deklaratat e Kryebashkiakut Veliaj se projektligji i ri reflekton bisedimet me artistët dhe qytetarët.

Projektligji i hartuar në 8 qershor dhe ai i miratuar dje nga qeveria parashikojnë kalimin e tokës publike tek kompania private Fusha shpk, ndërtimin e Teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave rreth tij.

Sipas të dyja projektligjeve:

1.Në ndërtesën e Teatrit Kombëtar nuk do të kishte ndërtim tjetër sipër. Projekti i studios BIG dhe Fusha shpk, i bërë publik prej kohësh nuk parashikonte ndërtim sipër teatrit, por kulla shumëkatëshe përreth tij. Në projektligjin e ri, qeveria e ka specifikuar faktin që mbi godinën e teatrit nuk do të ketë godinë tjetër, duke ia shitur këtë artistëve si lëshim për kërkesat e tyre.

2.Toka publike në pronësi të Bashkisë Tiranë do të shpronësohet me negocim direkt me një kompani të vetme të paracaktuar, Fusha shpk, përmes këtij ligji të veçantë. Ky i ligj i jep të drejtë kompanisë  të mos i nënshtrohet procedurave të prokurimit publik, apo atyre të partneritetit publik-privat.

3.Komisioni që do të negociojë me kompaninë Fusha do të drejtohet nga Kryebashkiaku Veliaj. Bashkia Tiranë do të luajë rolin e “sekretares” së kompanisë Fusha shpk sepse do të jetë kompania Fusha shpk ajo që do të diktojë termat e referencës së kontratës, pra çdo term dhe kusht:

“Neni 8, pika 1: Kontrata ndërmjet pronarit-shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha”, sh.p.k., sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës.”

4.Kompania Fusha shpk do të përfitojë truallin publik në pronësi të Ministrisë së Kulturës ku ndodhet sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Ekserimental, si dhe tokën në pronësi të Bashkisë Tiranë ku sot ndodhet një parkim.

Sipas projektit, sipërfaqja që do të zërë godina e re e Teatrit do të jetë më e vogël se njolla aktuale. Teatri i ri do të ketë një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë, ndërsa 4500 metra katrorë tokë publike në pronësi të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë do t’i falen Fusha shpk-së.

Foto 1 jep ndarjen e zonës aktualisht:

Foto 2 jep ndarjen e zonës sipas projektit të Fusha shpk dhe BIG:

Ndarja e zonës sipas projektit të Fusha shpk dhe BIG

5.Kompania Fusha do të ndërtojë 6 kulla në gjithë zonën mes rrugëve Abdi Toptani dhe Murat Toptani, sipas hartës së mëposhtme, duke betnizuar të gjithë zonën përreth teatrit. (EXIT.al)

Projekti për Teatrin e ri Kombëtar dhe kullat rreth tij

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY