FOTO/Qeveria miraton projektligjin për shembjen e teatrit

FOTO/Qeveria miraton projektligjin për shembjen e teatrit

195
0
Shares

Pak kohë pasi kreu i bashkisë, Erion veliaj, njofoi se kishte arritur marrëveshjen me artistët për cështjen e Teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri, Qeveria kalon në mbledhjen e djeshme projektligjin për “Përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”.

Qeveria ka vendosur të anashkalojë ligjet ekzistuese të vendit për të propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm të shembjes se teatri dhe zëvëndësimit të tij me kulla në përfitim të klientëve të saj, duke miratuar kështu ligjin e  për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Projekt-ligji i propozuar nga Mirela Kumbaro dhe i mbështetur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është bërë publik në faqen e kryeministrisë dhe vendimi eshte marrë nga Këshilli i ministrave në një seancë me gjykim të shpejtë.

Duke shmangur procedurat ligjore ekzistuese për menaxhimin e pronës publike si dhe ligjin ekzistues të partneritetit publik-privat, qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin e jashtëzakonshëm për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k pa garë tokën e Teatrit Kombëtar.

Prona publike në Shqipëri i nënshtrohet procedurave ekzistuese ligjore në rastet e privatizimit apo ‘partneritetit publik privat’, procedura që imponojnë së paku nevojën e një gare mes subjekteve të ndryshme të interesuara. Por jo në rastin e Teatrit Kombëtar.

Projekti i qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar për llogari të një kompanie private, e cila ka në plan të ndërtojë një bllok pallatesh, ka hasur kundërshtitë e forta të komunitetit të artistëve, të cilët argumentojnë se projekti i të ashtuquajturit “Teatër Kombëtar” që shoqëron pallatet shumëkatëshe nuk është një teatër funksional në shërbim të teatrit, por një sajesë për të justifikuar përvetësimin e një sipërfaqeje prej mijëra metrash katrore tokë publike.

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY