Nuk ka datë për negociata, në fund të 2019 mbledhja e qeverive...

Nuk ka datë për negociata, në fund të 2019 mbledhja e qeverive me Komisionin

107
0
Shares

Në një artikull të politico.eu shpjegohen negociatta dhe dikstuimet e sotme në mbledhjen eministrave të jashtëm të BE-së. Por përgjatë artikullit mësohet ajo që është mbajtur fshehur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama. Negociatat nuk nisin në qershor 2019. Bile nuk k asnjë datë për të cilën ai krenohet dhe e konsideron fitore. Vetëm në fund të 2019 do të ketë një mbledhje të komisionit ku do të sugjerojë për hapjen enegociatave nëse verifikohet procesi.

Vendimi i sotëm që rrëzon rekomandimin e Komisionit evropian hedh dyhsime të forta mbi saktësinë dhe raportevev të komsionit për Shqipërinë. Ambasadorja Vlahutin në Tiranë është kritikuar vazhdimisht për njëanshmëri në qëndrimet e saj deri në ndërprerjenj e komunikimit me opozitën.

Artikulli i plotë i politico.eu.

Nga Jacopo Barigazzi

Dera e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë mbetet e mbyllur të paktën deri në qershor 2019, por pranimi është në ofertë nëse vendet përparojnë mbi reformat, vendosën ministrat e BE të martën.

Gjatë një sesioni maratonë të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, shumica e vendeve anëtare argumentuan në favor të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, por Franca dhe Holanda, me mbështetjen e Danimarkës, janë kundërshtarët kryesorë, thanë diplomatët.

Rezultati i diskutimeve gjatë gjithë ditës është një tekst kompromisi, ku Këshilli tha se ra dakord për të vendosur “rrugën që do të hapë negociatat e pranimit në qershor të vitit 2019”.

Sado që vendet e tjera do të duhet të bëjnë përparime në bërjen e reformave në fusha të tilla si luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i sistemeve të tyre gjyqësore, sërish këto hapa do të vlerësohen në një raport të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe “në varësi të progresit të arritur” do të ketë një konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë “deri në fund të vitit 2019.”

Komisioni në prill dha mbështetjen e tij për nisjen e bisedimeve të pranimit dhe rekomandoi që Këshilli të hapë negociatat edhe pse vuri në dukje disa mangësi në përgatitjet e dy vendeve.

Perspektivat për t’u bashkuar me radhët e anëtarësimit në BE u hapën për Maqedoninë pasi zgjidhi një mosmarrëveshje të vjetër për emrin e saj me Greqinë, e cila kishte bllokuar procesin e pranimit.
Hapja e bisedimeve do të ishte një tregues i qartë se blloku është gati të niste zgjerimin e saj në gjashtë vendet e Ballkanit.

Gjuha në deklaratën e së martës ndihmon qeveritë pro-BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë për t’u treguar shtetasve të tyre se dera e anëtarësimit eventual në BE është ende e hapur. Por për Francën dhe Holandën, të kujdesshëm për zgjerimin e BE-së me vendet e reja, coi në rezultatin se se asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY