Deklarata e Zaevit, nuk përmbahet për datën e negociatave

Deklarata e Zaevit, nuk përmbahet për datën e negociatave

134
0
Shares

Kryeministri Zoran Zaev e ka konsideruar një ditë të madhe për vendin e tij marrjen e një date për negociatat e Maqedonisë me BE-në. Në faqen e tij në “Facebook” ai thotë se lajmi erdhi pas nëj potike të drejtë me fqinjët dhe vendosmrinë për reforma.

“Këshilli i ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, në seancën e sotme mori vendim që negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit 2019.

Bashkimi Evropian dhe liderët e të gjitha vendeve-anëtare e njohën Republikën e Maqedonisë si vend të ndryshimeve pozitive, në proces dinamik të reformave, në inkluzivitet dhe në dialog shoqëror. Shtet, i cili me vullnet të fuqishëm dhe qëllim-mirë politik i zgjidh kontestet me fqinjët dhe vend i qytetarëve, të cilët kanë treguar se kanë vizion të shprehur qartë për një të ardhme evropiane.

Rruga e reformave dhe ndërtimi i vendit tonë si shtet i rregullave evropiane, është proces i pakthyeshëm.

Mbetemi në kursin reformues. Para nesh kemi qëllim konkret.

Tani qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të thonë fuqishëm dhe lirshëm – Po, për Maqedoninë Evropiane! “Po” të fuqishme për të ardhmen e Maqedonisë, për të ardhmen tonë të përbashkët”, shkroi Zaev në “Facebook”.

134331421

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY