Balla merr guximin t’ia kthejë Bashës por akuzat i ka qesharake

Balla merr guximin t’ia kthejë Bashës por akuzat i ka qesharake

142
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla më në fund ka marrë guxim të dalë para medias pas një hezitimi prej 48 orësh për ti dhënë përgjigje sot akuzave të kryedemokratit Basha, se ai është garanti për futjen e 3.4 mln eurove në makinat Toyota.

Balla thotë se do të bëjë brenda javës kallëzim penal për Bashën, duke thënë se do të marrë kësaj radhe një mësim ekzemplar, Balla ka shtuar se ka gati një surprizë për kryedemokratin, që do ta zbulojë të enjten në seancën e Kuvendit.

“Që Balla nuk ka asnjë lidhje me ndonjërin prej tyre ju garantoj me përgjegjësi penale, jo me mandatin e deputetit, jam gati të më bëhet gjyqi në sheshin “Skenderbej”, por një gjë sapo kam dëgjuar akuzën e djeshme të Bashës kam bërë verifikime dhe i them Bashës që në fund të historisë i ka ca lidhje me personat e përfshirë në cështje, do i ruaj për të enjten në seancë, por i kam gjetur ca lidhje të tij me këtë grup.

Pres sot të nxjerrë lidhjet e mia me këta, unë të enjten do i ruaj ca surpriza.”-ka deklaruar mes te tjerash Balla. Por ajo që të bën të qeshesh është se si kryetari i opozitës pas asnjë pushtet në ekzekutiv ka lidhje me një grup kriminal që kishte katër muaj që fuste Toyta në Portin e Durrësit, nën hundën e autoriteve policore dhe doganore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY