Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive turbullon vettingun e prokurorit Staka

Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive turbullon vettingun e prokurorit Staka

328
0
Shares

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka paraqitur dy relacione të ndryshme për Vatë Staka, prokurorin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, i cili po kalon këto ditë ne sitën e procesit të Vettingut.  Për Inspektoriatin fillimisht prokurori Staka ka pasur deklarim korrekt të pasurisë, por ka ndërruar mendje kohë vonë duke u shprehur se deklarata ka pasktësi. Por cfarë bëri Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit. Kë deklaratë mori parasysh? Pastaj pse kjo mungese serioziteti nga ILDKI?

 

Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka shkaktuar jo pak paraqartësi në procesin e vettingut të Vatë Staka, prokurorit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Vatë Staka, prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është paraqitur pasditen e së hënës në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku është vlerësuar pasuria, integriteti dhe niveli i tij profesional.

Relatorja  e çështjes Etleda Çiftja,  ka deklaruar se Staka zotëron një pasuri modeste të përbërë nga një shtëpi me sipërfaqe 131 metra katrorë, në Shkodër, ndërtuar mes viteve 1993-1995, me vlere 280 mije leke. Po ashtu ai zotëron edhe parcelën me sipërfaqe 300 metra katrorë mbi të cilën është ndërtuar kjo shtëpi, në bashkëpronësi me bashkëshorten.

Paqartësitë  lidhur me pasurinë e Prokurorit i ka shkaktuar qëndrimi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, i cili  fillimisht, përpara nisjes së procesit të Vetting-ut, ILDKPI i ka konsideruar korrekte deklaratat e pasurisë së Stakës.

Por në  një letër të  dërguar më 7 qershor 2018, ILDKI është shprehur se deklaratat e prokurorit janë të pasakta . Por nga hetimi i vetë Komisionit të Vetting-ut, vlerësimi i ILDKPI ka rezultuar i gabuar dhe letra nuk është marrë parasysh në hetim.

Relatorja e çështjes Etleda Çiftja bëri me dije se hetimi u shtri te familjarët e Prokurorit, deri edhe te nipi i tij. Staka, i cili është njëherësh kandidat për Këshillin e Larte te Prokurorisë u konsiderua i përshtatshëm edhe për dy komponentët e tjerë, të profesionalizmit dhe integritetit personal.

Rezultate imazhesh për ILDKPI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY