Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Artistët: Nuk kemi asnjë kompromis me Veliajn. Ruajtja e Teatrit Kombëtar është e panegociueshme

24/06/2018
Artistët: Nuk kemi asnjë kompromis me Veliajn. Ruajtja e Teatrit Kombëtar është e panegociueshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

SINDIKATA E ARTISTËVE TË SKENËS DHE EKRANIT (SASE) DHE SINDIKATA E PAVARUR E ARTISTËVE TË TEATRIT KOMBËTAR (SPATK) DEKLARUAN SOT SE NUK KANE ASNJE KOMPROMIS ME KRYETARIN E BASHKISE ERION VELIAJ.

Me ane të një deklarate ata theksojnë se Sindikatat mbeten të vendosura në qëndrimin e tyre, se ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental duhet të shpallen monument kulture

 

DEKLARATË E SINDIKATËS SË ARTISTËVE TË SKENËS DHE EKRANIT (SASE) DHE SINDIKATËS SË PAVARUR TË ARTISTËVE TË TEATRIT KOMBËTAR (SPATK)

“Dje, kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, gjatë një takimi privat me kryetarin e SASE, z. Alert Çeloaliaj, ka ftuar artistët të marrin pjesë në një dëgjesë të organizuar prej tij, me artistë dhe arkitektë, të hënën e ardhshme.
Sot, mediat kanë raportuar deklaratat e z. Veliaj, sipas të cilit jemi shumë pranë arritjes së një kompromisi për pranimin e idesë së shembjes së ndërtesave historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Për sa më lart, sqarojmë se:
Së pari, nuk ka në horizont asnjë kompromis, madje asnjë afrim në pozicionet e palëve. Sindikatat mbeten të vendosura në qëndrimin e tyre, se ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental duhet të shpallen monument kulture dhe, pas një debati të gjerë publik, me pjesëmarrjen e arkitektëve, konstruktorëve, restauratorëve, artistëve por edhe qytetarëve, të merret vendimi nëse ato duhet të rikonstruktohen, apo restaurohen. Çdo opsion tjetër, është i panegociueshëm për ne!
Së dyti, me deklaratat e sotme, z. Veliaj ka e kompromentuar dëgjesën pa filluar ende. Ai nuk vjen për të dëgjuar, pra, duke qenë i hapur edhe të tërhiqet nga pozicioni i tij fillestar, por për të na bindur, ose manipuluar.
I kujtojmë zotit Veliaj, se sindikatat e artistëve iu përgjigjën ftesës së tij të parë për dëgjesë dhe morën pjesë masivisht. Mbi 90% e folësve në atë dëgjesë u shprehën kundër ndërtimit të teatrit të ri, mbi truallin e teatrit të vjetër. Dy ditë më pas, z. Veliaj bëri një farsë, me nëpunës të shtetit dhe arkitektë e inxhinierë përfitues të fondeve, ku spikasnin drejtori i Institutit të Ndërtimit, ish-kryetari i diskredituar i Shoqatës së Arkitektëve dhe autorët e projektit “Turbina”. Asnjë zë kundër nuk ishte ftuar në atë dëgjesë. Z. Veliaj, u mundua ta shiste këtë si dëgjesë finale me këtë grup interesi. Tani z. Veliaj po mundohet të shesë farsën e radhës si mundësinë e sheshimit të divergjencave dhe arritjen e kompromisit final.
Në këto kushte, sindikatat e artistëve refuzojnë të bëhen pjesë e farsës së radhës, rezultati i së cilës është paracaktuar nga organizatori dhe i bëjnë thirrje të gjithë artistëve, arkitektëve dhe qytetarëve të Tiranës ta bojkotojnë këtë farsë.
Sindikatat e artistëve mbeten të vendosura për dialog, në të mirën e komunitetit të artistëve dhe interesit më të mirë publik, mbrojtjen e trashëgimisë dhe kursimin e fondeve publike që krijohen nga taksat e shqiptarëve. Për këtë qëllim, ne e ftojmë z. Veliaj në një dëgjesë të hapur, në sallën e Teatrit Kombëtar, me një panel artistësh, arkitektësh, restauratorësh dhe intelektualësh, të ftuar nga sindikatat. Në dëgjesë do të jetë e mirëpritur edhe zonja ministre e kulturës, së cilës ia kemi drejtuar këtë ftesë qysh në 8 shkurt.
Duke marrë parasysh axhendën e ngjeshur të z. Veliaj dhe znj. Kumbaro, ua lemë atyre në dorë të caktojnë datën dhe orën e dëgjesës. Nëse ftesa jonë do të refuzohet ose injorohet, publiku do ta ketë shumë të qartë se kush është për dialog, e kush për diktat, kush është për mbrojtjen dhe kush është për grabitjen e pronës publike, kush e mbron dhe kush po i ve kazmën trashëgimisë sonë kulturore.
Ne jemi këtu, në sheshin e Teatrit. Ju presim!

Deklarata u lexua gjate qendreses tek Teatri nga Arben Derhemi

Tags: artistetDebatet per Teatrinerion veliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.