Rruga 28 mln dollarë, aksi Kukës-Shishtavec, po shkon drejt rrënimit

Rruga 28 mln dollarë, aksi Kukës-Shishtavec, po shkon drejt rrënimit

158
0
Shares

Rruga 38 kilometra e gjatë, Kukës-Shishtavec, që i shërben rreth 14 mijë banorëve po shkon drejt rrënimit. Rrëshqitjet e vazhdueshme të gurëve dhe çarja e asfaltit e kanë bërë të rrezikshme qarkullimin në disa pjesë. Kryebashkiaku Bashkim Shehu, pranon pamundësinë e njësisë vendore për të mirëmbajtur aksin, ndaj përsërit kërkesën që ky aks ti kalojë në përgjegjësi Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Rruga Kukës-Shishtavec, një nga investimet më të mëdha në qarkun verilindor po shkon drejt rrënimit.

Rrëshqitjet dhe dëmtimi i asfaltit janë të pranishme në shumë pjesë të rrugës që ka kushtuar 28 milion dollarë por që duket se ka mbetur në mëshirë të fatit.

Gurët që bien nga skarpatet e rrugës dhe çarjet që ka pësuar asfalti, e kanë bërë të rrezikshëm qarkullimin në disa pjesë të aksit, siç thonë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë shpesh në këtë rrugë.

Mirëmbajtja e rrugës është detyrë e bashkisë së Kukësit, por prej kohësh njësia vendorë është dorëzuar për pamundësi financiare.

Kryebashkiaku, Bashkim Shehu, vijon të ngulmojë në kërkesën që me një vendim të posaçëm ky aks ti kalojë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Bashkim Shehu: Mirëmbajtja nga ana financiare është e pamundur, ky është dhe një lloj apeli për ndihmë që institucionet qëndrore ta shikojnë me me përparësi pasi është një rrugë strategjike për zhvillimin e turizmit dhe është një rrugë që nuk duhet ta lëmë të na humbasë.

Rruga Kukës-Shishtavec, është 38 kilometra e gjatë dhe u shërben rreth 14 mijë banorëve të 19 fshatrave të komunave Zapod, Topojan e Shishtavec.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY