Balla për negociatat me BE: Mund të ketë edhe një jo!

Balla për negociatat me BE: Mund të ketë edhe një jo!

128
0
Shares

Maxhoranca nuk eshte e sigurt ne se do te marre nje pergjigje pozivite per negociata. Kjo u duk qarte edhe nga pergjigja qe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dha  në dalje të ambienteve të Kuvendit, pas seancës plenare se dites se sotme.

Balla  tha se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në deklarimin e Bashës se përgjigja nga BE për negociatat është negative por se shqiptarët duhet të përgatiten edhe për një përgjigje negative nga BE.

“Tani më lejoni ta sqaroj këtë çështje për opinionin publik, Shqipëria e të gjithë shqiptarëve pret një “po” ose një “jo”. Marrëveshja ose fillon puna ose jo. Siç e thashë edhe në seancën plenare, edhe në rastet e ngjashme, kur këshilli ka dhënë “aminin”, fillon puna përgatitore dhe KE mban nën monitorim. Në rast të një jo-je, puna përgatitore nuk fillon. Ajo që dua të ndaj është se në qeverinë gjermane, ka një mazhorancë në favor të po-së në 28-qershor. Përpjekja e Lulzim Bashës, e cituar edhe tek media Der Standard, që PD po i bën të gjitha përpjekjet për të bllokuar negociatat. Kjo përpjekje s’ka arritur aspak të dëmtojë këtë proces kaq të rëndësishëm. Mund të ketë edhe jo, por që lejon fillimin e punës përgatitore. Pritshmëria është që në 28 qershor të kemi një “Po”, që të na lejojë nisjen e punës përgatitore.” – tha Balla duke konfirmuar me hezitimin  e tij deklarat e Bashes sot ne Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY