Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria përgatitet të kthehet nga vend tranzit në vend destinacioni për refugjatët

20/06/2018
VIDEO REPORTAZH/ Al Jazeera: Emigrantët e kampit të Idomenit kanë frikë të kalojnë në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Numri i azilkërkuesve në rritje në Shqipëri. Vendi përgatitet të kthehet nga vend tranzit në vend destinacioni për refugjatët.

Muajin e fundit ka pasur rritje të dukshme të migrantëve dhe refugjatëve që kanë hyrë në Shqipëri, si dhe rritje të numrit të kërkesave për azil. Nga muaji janar deri në 13 qershor të këtij viti rreth 2500 vetë kanë hyrë në Shqipëri dhe 1500 kanë kërkuar azil, bën të ditur zyra e UNHCR në qendrën rajonale në Bosnjë. Sidoqoftë situata nuk mund të quhet krizë, dhe sfidat e krijuara janë përballuar dhe pritet të përballohen nga aktorët relevantë.

Puna duhet vazhduar për të siguruar strukturat dhe proceduat adekuate në vend, përfshirë identidikimin e njerëzve me nevoja të veçanta, si viktima trafikimi ose fëmijë të pashoqëruar apo të shkëputur nga familja, për t’ i drejtuar ata në institucionet përkatëse.  Zëdhënësi i shtypit të UHNCR-së, Neven Crvenkovic, i tha Deutsche Welles se ka prezencë në të gjitha pikat kryesore të kufirit dhe organizata e koordinon punën e saj me policinë kufitare dhe ata të migracionit  duke e monitoruar situatën.

Po ashtu sipas UNHCR: “Shqipëria, e ka menaxhuar rritjen e numrit të refugjatëve dhe migrantëve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ka respektuar të drejtën për të kërkuar azil”, thotë Komisariati i Lartë për refugjatët i OKB. Përshembull: qeveria shqiptare ka dyfishuar forcat për të siguruar kontrollin paraprak të refugjatëve dhe migrantëve të rinj në krahasim me vitin 2017. Po ashtu janë futur procedura të reja për identifikimin e personave me nevoja të caktuara dhe vlerësuar situatën, sidomos duke ofruar alternativa të tjera nga rrugët e rrezikshme. Qeveria është duke rishqyrtuar koordinimin me ministritë që janë të rëndësishme, si ajo e Shëndetësisë dhe e Ndihmës Sociale.“

Sikurse ve në duke më tej zëdhënësi, UNHCR-ja  po drejton procesin për përditësimin e planit përgatitor me agjenci të tjera të OKB-së dhe me shoqata të tjera për çështje të kapacitetit operacional për refugjatët dhe migrantët.

Institucionet përgjegjëse në Shqipëri po ndihmohen nga UNHCR-ja që të identifikojnë reagimin efektiv në rast të rritjes së mundshme të fluksit të refugjatëve, duke siguruar që azilkërkuesit dhe refugjatët të kenë akses në procedurat e azilit, të strehohen në mënyrë dinjitoze, t‘u mbulohen nevojat bazë dhe të kenë mbrojtjen e duhur, sidomos në rastet e grave dhe fëmijëve.

UNHCR-ja shpjegon se vetë nuk ka njohuri për planet e përmendura nga shtypi, për propozime të bëra nga palët austriako – daneze për të rivendosur refugjatë në një vend evropian, por jashtë Bashkimit Evropian, siç është Shqipëria.

“Asnjë diskutim nuk ka pasur për ngritje kampesh në Shqipëri ose gjetkë,” tha edhe Komisari i BE-së për Migracionin dhe Punët e Brendëshme, Dimitris Avramopoulos pasi doli nga një takim në Bruksel (19.06) me ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit.

Po, sot duke folur për prioritetet e qeverisë austriake me marrjen e presidencës së radhës të BE-së më 1 korrik, kancelari austriak Sebastian Kurz theksoi në një konferencë të përbashkët shtypi në Vjenë me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, se temat kryesore do të jenë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së, migracioni dhe rendi në Evropë. Tajani e quajti migracionin problemin më të vështirë të Evropës aktualisht. Ai mbështet qeverinë austriake në planet për të ndihmuar Ballkanin perëndimor për vendosjen e stabilitetit. “Stabiliteti në Ballkan do të thotë stabilitet në Evropë”, tha ai.

Shtypi austriak ka shkruar disa ditë më parë për bisedime që qeveria austriake është duke zhvilluar me vendet e Ballkanit: Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Kosovën për ngritjen e qendrave pritëse për migrantët e ardhur ilegalisht, që janë futur në Austri dhe kanë marrë përgjigje negative azili, dhe nuk mund të kthehen në vendin e tyre.

Edhe kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, ka folur në fillim të muajit për plane për krijimin e kampeve të tilla, që nuk janë brenda Bashkimit Evropian, por që ndodhen në Evropë.

Tags: kampe refugjatesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.