Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

19/06/2018
‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur abuzime dhe shkelje në punët e kryera nga kompania Fusha Sh.p.k, e cila është përzgjedhur pa garë nga qeveria për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Fusha Sh.p.k është kontraktuar për shumë punë publike në nivel lokal ose qëndror. Këtu mund të përmendim Sheshin Skënderbej apo restaurimin e godinës së Ministrisë së Brendshme. Dhe tek kjo e fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje të shumta.

Fusha Sh.p.k ka marrë një shumë prej 272.598.931 lekësh (rreth 2.5 mln USD), për restaurimin e godinës së Ministrisë së Brendshme, por kur kanë kaluar jo më shumë se 1 vit, tarraca e kësaj godine ka nisur të çahet. Sipas vëzhgimit të specialitëve të KLSH-së, në tarracën e godinës u vërejt cedim dhe dëmtim i soletës së katit të dytë të objektit ekzistues. Sipas projektit për vlerësimin konstruktiv, përforcimi i soletës duhej të shoqërohej me punime shtesë në vlerën 14,800,377 lekë.

“Pas realizimit të procedurave të prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të kontratës për shkak të emergjencës së godinës, në datën 31 gusht 2016 me operatorit ekonomik “Fusha” është lidhur kontratë shtesë për “Rikonstruksionin e Tarracës së Ministrisë së Punëve të Brendshme”, në vlerën 14,012,643 lekë me TVSH me afat 45 ditë kalendarike. Nga auditimi u konstatua se, ky dëmtim ka ndodhur për arsye të rikonstruksionit disa herë të tarracës, në vitet e mëparshme, por në projektin e zbatimit fillestar për restaurimin e godinës nuk janë marrë në konsideratë këto punime nga hartuesit e projektit, për pasojë kemi rritje të kostos së këtij objekti dhe përdormi pa efektivitet dhe pa ekonimicitet të fondeve shtesë për rindërtimin e kësaj tarrace në vlerën 14,012,643 lekë” – thotë KLSH në raportin e saj.

Tags: fusha shpkklsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.