Rrëshqitja e tokës në Mallakastër, 300 familje jetojnë me frikë

Rrëshqitja e tokës në Mallakastër, 300 familje jetojnë me frikë

154
0
Shares

Rrëshqitja e dheut në fshatin Romës te Mallakastrës, ka bërë që rreth 300 familje të jetojnë çdo ditë me frikë.

Vetëm 3 muaj më parë në këtë fshat malor rrëshqiti një sipërfaqe toke prej 5 hektarësh e mbjellë me ullinj. Dheu është spostuar pranë shtëpive.

Rruga është dëmtuar dhe tubacionet e ujit çahen duke vështirësuar jetën për 30 familje në lagjen Muçaj.

Në prill banorët u ankuan në fiks fare, dhe që atëherë asgjë s’ka ndryshuar. Banorët jetojnë me frikë se balta e dheu do t’i zënë në gjumë.

Në Bashkisë së Ballshit, Kryetari i saj i deklaroi emisionit investigativ se bashkia ndërhyn për evakuimin e familjeve vetëm në raste emergjente.

Ndërsa në raste si ky i fshatit Romës duhen fonde nga qeveria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY