Policia e Pogradecit ka nisur procedim penal ndaj një 43-vjeçar, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar vlera të ndryshme monetare.
Shtetasi me inicialet N.C., administrator i një fondacioni humanitar në aksion rrugor Përrenjas-Pogradec u merrte lekë qytetarëve, por nuk shkonin për kauzën që dhuroheshin.
NJOFTIMI I POLICISE:
“Më datë 18.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin:
N.C., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi ky shtetas, duke qenë administrator i një fondacioni humanitar, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, në afërsi të Qafë Thanës, iu kërkonte qytetarëve të ndryshëm, vlera monetare me pretendimin se ato do të përdoreshin për llogari të fondacionit, por nga veprimet e kryera dyshohet se i përvetësonte ky i fundit. Neni 143/2 i Kodit Penal”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/