Komisioni parlamentar/ Paloka: Rama nxjerr skandale të reja, po pengon hetimet

Komisioni parlamentar/ Paloka: Rama nxjerr skandale të reja, po pengon hetimet

85
0
Shares

Hetimi parlamentar për kultivimin dhe trafikimin e drogës dukej se ishte harruar. Por kjo  u hodh poshtë nga Edi Paloka, kryetari demokrat i komisionit parlamentar, i cili akuzon për bllokim policinë, Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë.

“Nga Tahiri kemi kaluar te Xhafaj, nga Xhafaj te ISIS-i, te deti që i jepet grekut, te nafta që i jepet rusit… Çdo moment Rama nxjerr një skandal të ri dhe kjo e shpërqendron vëmendjen e politikës. Por, nuk është kjo arsyeja që komisioni ka ngelur në këtë fazë”, shprehet Paloka

Edhe pse në kushte jo normale pune, komisionet e përhershme parlamentare janë mbledhur, por që kur opozita përqendroi betejën e saj tek sulmi ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmri Xhafaj, u duk se harroi hetimin e saj parlamentar për kultivimin dhe trafikimin e drogës kur ishte Saimir Tahiri ministër i Brendshëm.

Ndërkohë nënkryetarja socialiste e komisionit, Ermonela Felaj tha se puna mund të vijojë me informacionet që kanë ardhur dhe ajo sheh si arsye të bllokimit edhe faktin se demokratët nuk duan të hetojnë çështjen drogës ndër vite, për çka socialistet kanë kërkuar vetë informacion në institucione.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY